_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Ēfarė po ndodhė nė tregjet financiare botėrore?

Nga Uk Lushi

Ndjekėsit e lajmeve tashmė janė nė dijeni pėr krizėn ndėrkombėtare financiare. Ajo faktikisht ka filluar nė gusht tė vitit tė kaluar dhe dy-tri javėt e fundit ka shpalosur pėrmasat e saj dramatike duke kėrcėnuar njė kolaps tė sistemit finanaciar nė mbarė globin. Tregjet financiare nė New York, Londėr, Frankfurt, Tokyo, Hong Kong, Moskė, Shanghai, e gati nė tė gjitha kuartet financiare tė bursave globale kanė shėnuar rėnie drastike duke zhvoshkur miliarda e miliarda tė pasurisė nga portfoliot e investitorėve.

Zhvillimet mė tė reja nė tregjet e kapitalit nė Wall Street dhe qendra tjera financiare janė tė magnitudės sė viteve tė 30-ta tė shekullit XX-tė kur botėn e zotėronte kriza e Depresionit tė Madh (Great Depression). Atėbotė vlera e aksioneve totale nė bursėn e New Yorkut ra nga 80 nė 50 miliardė dollarė brenda disa orėsh. Nė vitin 1933, kur kriza arriti fundin, indeksi Dow Jones shėnonte nivelin e njejtė si nė vitin 1900. Ky indeks, sot, nė periudhėn prej njė viti, ka humbur rreth 20 pėr qind nga niveli mė i lartė mė 2007.

Kataklizma financiare ka goditur nė tė gjitha anėt. P.sh., javėn qė iku, tregtimi i aksioneve dhe instrumenteve tjera financiare nė bursat ruse ėshtė suspenduar, disa here dhe disa ditė, pėr orė tė tėra, si rezultat i rėnieve dhe ngritjeve rapide tė ēmimeve. Ai ėshtė ndaluar, me rastin e rėnieve, ngase shumė investitorė kanė ofertuar letrat me vlerė pėr shitje pėr shkak tė krizės nė tregjet globale por edhe pėr shkak tė frikės se Rusia do tė zgjedhė rrugėn e konfrontimit me bashkėsinė ndėrkombėtare pas invazionit tė Gjeorgjisė. Ndėrsa nė ngritje e sipėr tė ēmimeve, qė ėshtė shkaktuar nga pompimi i rreth 20 miliardė dollarėve nė sistemin e bursave ruse nga qeveria, ndalimi i tregtimit ka ndodhur pėr shkak se sistemet teknologjike dhe operuese tė bursave kanė qenė tė tejngarkuara. Presidenti rus, Dmitry Medvedev, pėrveē 20 miliardėve, nė bashkėpunim me Ministrinė Ruse tė Financave, ka premtuar edhe 1500 miliardė rubla tjera (rreth 60 miliardė dollarė amerikanė) pėr tri bankat kryesore tė kontrolluara nga shteti, para tė cilat do tė shfrytėzohen pėr nevoja likuditeti tė sistemit bankar rus.

Ēfarė ka ndodhur nė SHBA, Europė dhe Azi ėshtė e dimensioneve edhe mė tė thella se nė Rusi. Nė mars tė kėtij viti, J.P. Morgan Chase, njė ndėr firmat mė tė fuqishme bankare dhe komerciale amerikane, bleu aksionet e njė tjetėr kompanie nė rrezik pėr tė falimentuar dhe njė ndėr instituticionet mė agresive nė Wall Street, Bear Stearns, pėr 2 dollarė pėr aksion. Financimi i transakcionit u mundėsua pasiqė qeveria kishte garantuar njė kredi prej 30 miliardė dollarėsh pėr J.P. Morgan Chase. Kėtė muaj, para tri javėsh, qeveria amerikane shtetėzoi kompanitė hipotekare Fannie Mae dhe Freddie Mac, tė cilat pėrndryshe mund tė humbnin deri nė 5000 miliardė dollarė nė portfoliot e tyre pėrplot me hipoteka tė rrezikshme. Pavarėsisht kėtyre ngjarjeve, kriza megjithatė nuk u pashit. Pėrkundrazi, situata u tensionua edhe mė shumė ndėrsa institucionet financiare tė shtetit amerikan, si Departamenti i Thesarit dhe Banka Qendrore, deklaruan se shteti ėshtė duke iu afruar limiteve tė kapacitetit financiar prandaj edhe nuk do tė konsiderojė ndėrhyrje tjera tė cilat mund t’u kushtojnė taksapaguesve amerikanė miliarda dollarė.

Reakcioni ndaj kėtij prononcimi ishte i menjėhershėm. Banka investuese amerikane Lehman Brothers shpalli falimentimin mbi bazėn e nenit 11 tė Ligjit tė Bankrotimit. Lehman ka dikund rreth 610 miliarde dollarė borxhe qė duhet t’ua paguajė kreditorėve. Merrill Lynch arriti tė eskivojė rrezikun e falimentimit, duke u ulur nė prehėrin e Bank of America, e cila e ka blerė atė pėr 50 miliardė dollarė. AIG, njė ndėr gjigantėt e sektorit tė sigurimeve, praktikisht ėshtė nė pronėsi tė shtetit amerikan pasiqė Departamenti i Thesarit i dha kompanisė njė kredi prej 85 miliardė dollarėsh. Nėse kjo kredi nuk paguhet me kohė, shteti rezervon tė drejtėn tė shesė asetet e kompanisė me aukcion. Banka tjera si Wachovia, Washington Mutual, Morgan Stanley dhe bile edhe Goldman Sachs janė nėn presion. Vėshtirė e besueshme por e vėrtetė, Morgan Stanley, ėshtė nė bisedime me Korporatėn Kineze tė Investimeve (KKI), fondi investues i qeverisė kineze, qė tė shesė deri nė 49 pėr qind tė aksioneve. Nė dhjetor tė vitit tė kaluar KKI bleu 9.9 pėr qind tė aksioneve nė Morgan Stanley dhe nėse arrihet marrėveshje mes Morgan Stanley dhe KKI-s, me 49 pėr qind tė pronesisė kinezėt do tė jenė aksionari mė i madh nė bankėn amerikane me renome. Kėto lajme janė vetėm ato qė shquhen nepėr kryetituj. Nė fakt, nė SHBA, sipas, Korporatės pėr Sigurimin e Depoziteve Federale (FDIC), 117 banka amerikane gjenden nė situatė alarmante.

Bankat Qendrore kanė orkestruar disa operacione tė pėrbashkėta duke injektuar miliarda dollarė, euro, funta dhe yen nė sistemin financiar botėror qė prej fillimit tė telasheve financiare. Vetėm javėn e fundit 250 miliardė dollarė kanė penetruar nėpėr sistemet bankare. Autoritetet rregullative tė tregjeve financiare, SEC nė SHBA dhe FSA nė Britani tė Madhe, kanė ndaluar shitjen e shkurtė (short selling) tė aksioneve tė qindra kompanive, kryesisht bankare dhe financiare duke shpresuar se kjo do tė stopojė rėnien e bursave. Shitja e shkurtė ėshtė shitje e aksioneve tė njė kompanie duke marrė aksionet hua nga bankat qė i mbajnė kėto aksione nė emėr tė aksionarėve. Nė qoftė se ēmimi i aksioneve bie personat qė kryejnė shitje tė shkurtė realizojnė profit.

Sidoqoftė, intervenimi mė i madh, ndodhi gjatė fundjavės sė shkuar ndėrsa administrata e Presidentit George W. Bush i dha autoritet absolut Departmentit tė Thesarit tė blejė deri nė 700 miliardė dollarė asete dhe hipoteka tė distresuara. Ėshtė e vėshtirė tė prognozohet se Kongresi nuk do tė miratojė planin e Presidentit Bush. Kjo dorėzoni shpėtuese pėr Wall Street e qeverisė amerikane do tė rrisė kulmin e borxhit kombėtar tė Amerikės nė 11.3 trilionė dollarė duke vėshtirėsuar mundėsitė pėr manovrim (makro)ekonomik tė qeverisė. Deficiti i qeverisė amerikane pėr vitin e ardhshėm ishte paraparė tė arrinte shifrėn prej 500 miliardėve- me kėtė projekt ai kalon njė trilion. Ky shpenzim kapital prej 700 miliardė dollarėsh, interpretuar nė mėnyrė tė thjeshtė, do tė jetė pėrafėrsisht sa kostoja e okupimit tė Irakut prej fillimit tė luftės dhe do tė kushtojė dikund kah 2000 dollarė pėr krye tė ēdo amerikani.

Ē’ ėshtė mė e keqja ende nuk dihet si do tė reagojnė tregjet e kapitalit ndaj paketės sė qeverise amerikane. Vetėm koha do tė tregojė ēfarė do ndodhė me tregjet kundrejt gjithė kėtyre akrobacioneve administrativo-financiare tė qeverive dhe, mė e rėndėsishmja, sa do tė paguajnė qytetarėt dhe taksapaguesit pėr mjegullnajėn financiare qė ka pėshtjellur globin tonė. Porse e vėrteta e zhveshur ėshtė se mosndėrhyrja do tė mund tė kishte shkaktuar kolaps tė botės (financiare) me njė kosto tė stėrmadhe nė krahasim me ndėrhyrjen.

Ēfarė ka iniciuar dhe thelluar krizėn me tė cilėn po pėrballet bota sot? Faktorėt janė tė shumtė. Disa thonė se avelanzhi ka nisur me emetimin tepėr tė shlirė tė parave nga Bankat Qendrore dhe zgjerimin e pakontrolluar te kreditit nga bankat private. Disa mendojnė se turbullirat janė rezultat i lakmisė dhe makutėrisė sė investitorėve, spekulantėve dhe sharlatanėve. Tė tjerė fajėsojnė autoritetet rregullative dhe mbikėqyrėse, qė kishin rėnė nė gjumė. Arsyet e njėmendta janė megjithatė jo aq tė cekta dhe mė tė shumta. Sido qė tė jetė, shumica e profesionistėve financiarė nė Wall Street dhe nga qendra tjera financiare dhe ekonomike pajtohen se ka njė kronologji tematike qė ka sjellur deri nė tėrmetet e sotme.

Njė arsye pėr krizėn janė tregjet e patundshmėrive nė SHBA dhe gjithandej planetit tonė. Sipas indeksit S&P/Case Shiller, ēmimet e pėrgjithshme tė shtėpive nė SHBA, nė periudhėn prej janarit 2000 deri nė janar tė 2008-tės, shėnuan njė rritje prej 96 pėr qind dhe edhe pse kėto ēmime kanė pėsuar ulje vitin e fundit- rėnia ka qenė vetėm 13 pėr qind. Zbritjet e shpejta tė ēmimeve tė shtėpive dhe banesave kanė detyruar blerėsit e hipotekave tė regjistrojnė kėto ndryshime kontabėl nė llogarinė humbje (write-downs). Humbjet me automatizėm janė shumėfishuar pėr shkak tė koeficientit tė lartė tė hyrjes nė borxh (leverage), i cili ėshtė njė shpatė me dy teha sepse i ngrit fitimet pėr aq herė sa ėshtė koeficienti por i rrit edhe humbjet po pėr atė faktor kur ēmimet e hipotekave ose ēdo investimi tjetėr bien. Lehman Brothers, bie fjala, pak para falimentimit kishte koeficientin e hyrjes nė borxh rreth 30 me 1. Kjo do thotė se Lehman Brothers kishte rreth 700 miliardė asete dhe vetėm 23 miliardė kapital nė rezervė apo, shprehur ndryshe, pėr ēdo dollar tė investuar nga paratė e bankės ata kishin huazuar 30 dollarė.

Nė kėsi lloj nivelesh leverixhi, kur fillojnė humbjet, matematika financiare ėshtė shumė e thjeshtė dhe dhimbshme. Bankat anembanė globit tonė, prej SHBA-sė, nė Spanjė, Gjermani, e deri nė Azi ende kanė leverixh tė lartė dhe ndėrsa tė gjitha, nė tė njėjtėn kohė, tentojnė tė deleverixhojnė bilancet e tyre, kjo tentativė kushtėzon zbritjen e vlerės sė aseteve edhe mė shumė dhe humbjet vazhdojnė tė rriten kurse likuditeti bie duke rrezikuar tė shndėrrohet nė ngėrrē kreditor (credit crunch), i cili mund tė paralizojė ekonominė e njė vendi apo edhe planetare.

Njė tjetėr arsye pėr kėtė katrahurė ėshtė ndėrndeshja e bankingut tė vjetėr dhe tė ri. Bankingu i stilit tė vjetėr pėrfshinė metodologji direkte tė origjinimit tė aseteve dhe rrezikut dhe pastaj mbajtjes sė tyre nė bilancin e bankave. Bankat klasike marrin kapital nga investitorėt duke vendosur bazėn e ekuititetit, pranojnė depozita dhe lėshojnė kredi. Nė qoftė se banka ėshtė prudente tė jep kredi dhe hua me rrezik tė vogėl dhe tė kalkulueshėm sipas modeleve internale si dhe konjuktura ekonomike nuk pėrjeton dridhje tė mėdha, banka ka gjasa tė mėdha tė realizojė kthim pozitiv. Bankingu i stilit tė ri zgjeroi modelin klasik duke bėrė tė ashtuquajturin sekuritizim tė kredive, huave dhe hipotekave duke i larguar ato nga bilanci bankar sapo origjinoheshin nga klientėt dhe duke ua shitur ato investitorėve tė uritur pėr rendimente tė larta nė forma tė reja dhe tė ripaketuara nė instrumente tė reja, tė cilat nganjėherė janė aq komplekse saqė vetėm njė pakicė specialistėsh dhe investitorėsh i kuptojnė ato. Pėr mė keq, pėr arsye se kėrkesa eventualisht bie, bankat mbesin me duar nė gojė dhe duke mos pasė ēfarė tė bėjnė me asetet e orgjinuara, u duhet t’i vendosin ato nė bilancet e tyre dhe nė kėtė mėnyrė u ekspozohen rrezikut tė humbjeve nga kreditė dhe hipotekat mė tė kėqija. Kjo xhurulldi, e cila natyrisht nė aspektin afatshkurtėr ishte njė burim i jashtėzakonshėm i profitit pėr bankat, duhet tė pėrfundojė dikund poashtu sepse numri i klientėve qė do tė jenė pagues tė rregullt tė hipotekave ėshtė i limitueshėm dhe nuk mund i pėrgjigjet kėrkesės sė marrė tė blerėsve. Nė fakt, ky tranim ka filluar tė vyshket prej gushtit tė vitit tė kaluar por ende nuk ėshtė e sigurt se kur do tė ep shpirt.

Siē duket kriza momentale me humbjet astronomike ėshtė haraēi qė kapitalizmi dhe globalizimi detyrojnė tė paguajnė gjithė ata qė donė tė jenė pjesė e tij. Joseph Schumpeter, njė ekonomist eminent nga shekulli i kaluar, nė librin e tij “Kapitalizmi, Socializmi dhe Demokracia”, krizat si kjo e mėsėfundit i pėrshkruan me frazėn “destrukcioni kreativ i kapitalizmit” (creative destruction of capitalism), qė nė interpretim tė thjeshtėzuar do tė thotė proces kur mėnyrat e vjetra tė tė bėrit tė gjėrave shkatėrrohen nga brenda dhe zėvendėsohen nga mėnyra tė reja.

Wall Street dhe bota jonė kanė parė dhe kaluar edhe kriza tjera para kėsaj. Njerėzimi duket se ka memorie tė shkurtėr lidhur me rėniet financiaro-ekonomike sepse pėrsėri e pėrsėri fillon nga e para. Kėshtuqė krejt ēfarė mund tė thuhet pėr zhvillimet mė tė fundit nė Wall Street dhe botėn financiare ėshtė: MIRUPAFSHIM NĖ KRIZA TJERA!

Uk Lushi

Publikuar ne Koha Ditore dhe ne gazeten Illyria (New York)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org