_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
3.06.2006, 19:13
Ekonomia peng i statusit tė pazgjidhur

Prishtina merr pėrsipėr borxhin e Kosovės nė kuadėr tė koncesionit - Beogradi do tė flasė pėr pronat e privatizimit dhe akuzon Rohanin, por edhe UNMIK-un. Takimi i Vjenės nuk ka sjellė kurrfarė rezultatesh nė fushėn e ekonomisė. Pėr mė tepėr, ėshtė bėrė e qartė se shumė ēėshtje nė kėtė fushė ndėrlidhen me njė Kosovė me status tė rregulluar

Beqė CUFAJ


VJENĖ, 1 qershor 2006 - Raundi i gjashtė i bisedimeve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pėr pakon e ekonomisė nė Vjenė, tė mėrkurėn, ka kaluar pa rezultate konkrete dhe me dallime tė mėdha.

Mikpritėsit dhe moderatorėt e takimit tė sotėm, Albert Rohan dhe Stefan Lehne, thanė nė konferencėn pėr gazetarė se takimi megjithatė ishte "i dobishėm", sepse ka mundur tė fitohet njė pasqyrė rreth qėndrimeve tė Prishtinės dhe Beogradit pėr tematikėn e borxheve tė jashtme tė Kosovės, pronave shoqėrore, shtetėrore dhe private, dėmeve tė luftės, kontove tė ngrira tė kosovarėve nė kohėn e Milosheviqit, sigurimeve pensionale dhe njė varg temash tė tjera. Si Lehne ashtu edhe Rohan njoftuan se edhe shumė gjėra lidhur me pakon e ekonomisė dalin si drejtpėrdrejt tė lidhura me procesin e statusit tė rregulluar tė Kosovės. Kėshtu derisa Prishtina ėshtė treguar e gatshme qė tė marrė pėrsipėr pagimin e borxheve tė jashtme tė Kosovės nė bazė tė marrėveshjes pėr suksesion nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė dhe atė vetėm pėr periudhėn para regjimit tė Milosheviqit, Beogradi nuk ka bėrė tė qartė nėse do t'i japė tė dhėnat dhe statistikat e kėtyre borxheve, duke e lėnė kėshtu varur si Prishtinėn ashtu edhe zyrėn e Ahtisaarit. Nė tė njėjtėn kohė Beogradi ka insistuar dhe ėshtė ankuar pėr pronat shoqėrore dhe sidomos procesin e privatizimit nė Kosovė, duke kėrkuar si nga UNOSEK-u ashtu edhe UNMIK-u qė ky proces tė ndėrpritet, sepse, sipas pikėpamjes serbe, kjo prek nė interesat e drejtpėrdrejta tė Serbisė. Mirėpo, nga Rohani delegacioni serb mori pėrgjigjen se "nuk ėshtė pėrgjegjės" pėr kėtė proces. Rohan nuk ka dashur t'i komentojė akuzat nga delegacioni serb pėr gjoja mospėrgatitjen e negociatave, ndėrsa pėr propozimin e fundit tė Tadiqit e Koshtunicės ai ka thėnė qė ky propozim ka arritur sot nė Vjenė dhe se do tė studiohet nga zyra e Ahtisaarit. Rohan ka pėrshėndetur edhe nėnshkrimin e sotėm tė Dokumentit pėr Kthimin e refugjatėve serbė nė Kosovė nga Qeveria e Kosovės. Ndėrsa pikėpamjet e parashtruara nga Rohani dhe Lehne pėr njė ditė "tė frytshme" qė nuk solli kurrfarė rezultatesh u vėrtetuan edhe nga delegacioni i Prishtinės dhe ai i Beogradit nė konferencat e veēanta pėr shtyp. Skėnder Hyseni tha qė argumentimi i Prishtinės ishte i drejtė dhe se Kosova ėshtė e gatshme tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr tė ardhmen e saj nė fushėn e ekonomisė si shtet i pavarur. Ndėrsa delegacioni serb nė krye me Leon Kohenin tha se Beogradi nuk e pranon nė asnjė mėnyrė procesin e privatizimit nė Kosovė.

Ndėrsa, para fillimit tė negociatave pėr pakon e ekonomisė, udhėheqėsit e delegacioneve nga Prishtina dhe Beogradi, me deklarata tė shkurtra u paraqitėn para gazetarėve. Skėnder Hyseni, udhėheqės i delegacionit nga Prishtina, tha se “delegacioni i Kosovės ėshtė i pėrgatitur mirė pėr takimin e sotėm dhe platforma qė Prishtina do ta paraqesė paraqet njė qasje serioze pėr negociatat e sotme”.

“Ne jemi tė gatshėm qė t’i pranojmė borxhet e jashtme nė bazė tė marrėveshjes sė suksesionit pėr ish-Federatėn Jugosllave, marrėveshje kjo e nėnshkruar nė vitin 2001”, tha Hyseni. I lutur tė komentojė propozimin e djeshėm tė Beogradit pėr statusin e Kosovės, Hyseni tha se kjo ėshtė njė prej morisė sė propozimeve joserioze tė Beogradit kur ėshtė fjala pėr statusin e Kosovės.

Nė anėn tjetėr, udhėheqėsi i delegacionit serb pėr ekonominė, rektori i Universitetit tė Beogradit, Dejan Popoviq, para gazetarėve deklaroi se “Beogradi do tė pėrqendrohet nė bisedimet e sotme nė ēėshtjen e pronave, privatizimit, por edhe borxheve tė jashtme”. Sipas Popoviqit, kėto tema duhet shikuar dhe trajtuar nė kontekstin e shtetit tė sė drejtės dhe standardeve evropiane. I bindur qė platforma e Beogradit do tė ketė sukses nė Vjenė, Popoviqi tha se “nė Kosovė ėshtė duke u kryer procesi i privatizimit pa u marrė mendimi i Beogradit dhe se edhe nė raportin e Kai Eides ėshtė thėnė qartazi qė Serbia ėshtė duke u diskriminuar nė kėtė drejtim nga Kosova”. Nė pauzėn e drekės, para gazetarėve u paraqit Skėnder Hyseni udhėheqės i Delegacionit tė Kosovės. Hyseni pėrsėriti se argumentet e Kosovės ishin tė fuqishme dhe tė drejta. Ai bėri tė ditur se Kosova ka bėrė tė qartė se ėshtė e gatshme tė marrė pėrsipėr procesin e pagimit tė borxheve, por vetėm nė kuadėr tė marrėveshjes pėr koncesionet ndėrmjet njėsive federale tė ish-Jugosllavisė. Hyseni po kėshtu tha se deri tashti ėshtė biseduar edhe pėr pronat dhe pėr privatizimin. Pėr privatizimin ai tha se Prishtina ka marrė pėrgjegjėsi tė plotė, kurse, sa u pėrket pronave, ato do tė respektohen sidomos kur ėshtė fjala pėr aspektin privat tė tyre. Nė anėn tjetėr, anėtari serb i delegacionit nga Beogradi dhe kėshilltar i Koshtunicės, Aleksandar Simiq, nė paraqitjen e shkurtėr para gazetarėve akuzoi Rohanin dhe UNOSEK-un pėr pėrgatitje tė keqe dhe tė shpejtė tė negociatave, duke theksuar se Rohani ėshtė i interesuar pėr borxhet e jashtme tė Kosovės. “Ne u ēuditėm kur delegacioni nga Prishtina tha se nuk ka mjaft tė dhėna pėr borxhet”, tha Simiqi, i cili, siē edhe ėshtė pritur, edhe njėherė hodhi poshtė procesin e privatizimit nė Kosovė dhe tha se zoti Rohan i ka thėnė delegacionit serb se ai nuk ėshtė kompetent pėr kėtė temė, sepse ajo hyn nė kompetencat e UNMIK-ut.

Marrė nga Koha Ditore

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org