_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
10.05.2007, 17:30
Lancohet Inkubatori virtual i biznesit

Prishtinė, 10 maj 2007 - Inkubatori virtual i biznesit quhet programi i ri tė cilin sot e lancoi nė Prishtinė, Instituti pėr Hulumtime Zhvillimore- RIINVEST nė bashkėpunim me Agjencinė Amerikane pėr Zhvillim.

Inkubatori Virtual i Biznesit do tė ndihmojė tė rinjėt, punėkėrkuesit, studentėt, njohėsit e internetit dhe webfaqeve qė nėpėr mes kėtij programi tė ofrojnė shėrbimet e tyre qė nga pėrkthimet e deri te projektet e ndėrlikuara kėrkimore, tha kryetari i RIINVEST-it, Muhamet Mustafa."Ju mund tė jeni nė Kosovė, por mund tė kryeni njė punė pėr kompani dhe individė tė rėndėsishėm pėr institute kėrkimore nė gjithė botėn. Ne krijojmė njė infrastrukturė virtuale e cila bėn tė mundur kryerjen e punėve nė Kompani tė mėdha dhe ne shpresojmė se kjo me kohė do tė zhvillohet dhe Kosova duke pasur parasysh strukturėn e re tė popullsisė, edukimin e njerėzve tanė dhe aftėsitė pėr tė komunikuar nė anglisht do tė krijojė mundėsi tė mėdha pėr punėsim", tha Mustafa.

Ai theksoi se ėshtė suskses pėr inkuadrimin e Kosovės nė njė projekt tė tillė i cili mbėshtetet nga Agjencia amerikane pėr zhvillim ndėrkombėtar, USAID-i dhe i cili lancohet nė tė gjitha vendet e rajonit. Inkuadrimi i biznesit nė njė program tė tillė, tha Mustafa do tė ndihmojė organizatat nė uljen e shpenzimeve tė tyre dhe do tė krijojė fleksibilitet qė ato tė jenė konkurente nė tregun global.

"Unė shpresoj se me njė punė tė pėrbashkėt nė kėtė drejtim, Kosova mund tė hyjė shumė mė seriozisht e unė mund t’iu them se kjo fushė ėshtė ardhmėria e Kosovės. Zhvillimi i suksesshėm ėshtė nėse ne jemi vetėm tė pranishėm nė botėn e teknologjisė informative dhe nėse kėtė teknologji e pėrdorim qė burimet tona t’i fisnikėrojmė dhe t’i shesim me njė konkurencė mė tė madhe nė tregun e jashtėm", tha Mustafa.

Ngritja e kapaciteteve dhe organizatave qė merren me kėtė punė ka shtyrė RIINVEST-in qė tė lancojė njė program edukimi nė Kosovė tė fokusuar nė njė softuer ingjiniering. Ne kemi ambicie qė tė shtyjmė tė rinjėt tanė qė tė bėhen prodhues tė softuerit, tha Mustafa. Inkubatori, do tė krijojė mundėsi punėsimi pėr tė rinjėt kosovar qė ata tė mos kėrkojnė tė dalin jashtė vendit, tha Xhenifer Tika nga USAID-i.

ECIKS / RTK

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org