![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA | |||||
20.12.2007, 15:16Beqaj: Biznesi tė pėrgatitet pėr integrime evropiane PRISHTINĖ, 19 DHJETOR - Nuk janė vetėm institucionet kosovare ato qė duhet tė pėrgatiten pėr integrim nė Bashkimin Evropian, njė gjė tė tillė duhet ta bėjė edhe komuniteti i biznesit, i cili ka shumė kushte qė duhet ti plotėsojė nė mėnyrė qė tė jetė nė gjendje tė futet nė tregun evropian. Pėr kėtė arsye Oda Ekonomike e Kosovės ka organizuar tė martėn njė seminar, i cili ka pėr qėllim informimin e komunitetit tė biznesit me standardet dhe legjislacionin evropian nė fushėn e ekonomisė. Nė kėtė seminar u bė e ditur se Kosova pėrveēse duhet tė pėrmbushė kriteret politike dhe ato tė drejtėsisė, janė edhe kushtet ekonomike me qėllim tė krijimit tė kushteve pėr zhvillim ekonomik, politika antikorrupsion, konkurrencė tė drejtė para se tė bėhet pjesė e familjes evropiane. Disa nga kėrkesat qė duhet plotėsuar Kosova janė: pėrfundimi i procesit tė privatizimit, korporatizimi i ndėrmarrjeve publike, bashkėpunimi me Fondin Monetar Ndėrkombėtar, korniza ligjore dhe praktika ekonomike nė vijė me BE-nė, ligji mbi pronėn intelektuale etj. Kryetari i OEK-ut, Besim Beqaj, tha se duke e parė planin e veprimit pėr integrim evropian, kanė vendosur qė edhe Oda Ekonomike tė hapė njė zyrė pėr integrim evropian qė ta bėjnė pėrgatitjen e komunitetit tė biznesit pėr tė hyrė nė BE. Ne duhet ta bėjmė tė vetėdijshėm biznesin pėr sfidat qė e presin gjatė procesit tė integrimit evropian, tha Beqaj. Nė kėtė seminar u prezantua Kosova nė procesin e stabilizimasociimit, ku ajo ėshtė e pėrfshirė nėpėrmjet njė mekanizimi pėrcjellės i krijuar posaēėrisht pėr Kosovėn qė tė mos mbetet jashtė procesit tė integrimit karshi vendeve tė tjera tė rajonit. Pjesėmarrėsit thanė se korniza e qartė pėr pėrfshirje nė BE ėshtė sigurimi i zbatimit tė ligjit, zhvillimi i ekonomisė pėrmbajtėsore, konkurruese etj. Ēfarėdo qė tė jetė statusi i ardhshėm i Kosovės, e ardhmja e saj ėshtė nė Evropė. Samiti i Selanikut e ka konfirmuar kėtė tė ardhme pėr Kosovėn, u tha nė prezetimin e kėtij seminari. Ekspertja Laura Trevisan, nga qendra pėr shėrbime edhe dokumentacion pėr bashkėpunim ekonomik ndėrkombėtar INFORMEST, foli pėr legjislacionin e BE-sė dhe pėrmbushjen e tij nga vendet potenciale pėr tu integruar. Vendet kandidate pėr tu integruar nė Bashkimin Evropian duhet tė kenė kapacitetet menaxhuese, institucione me standarde evropiane, administratė publike stabile tė pavarur, sistem funksional gjyqėsor..., tha Trevisan. Ajo shtoi se pėrgatitjet pėr integrim nuk duhet ti bėjė vetėm qeveria, por edhe komuniteti i biznesit. Me rėndėsi tė veēantė ėshtė aftėsia e biznesit qė tė adaptojė rregullat e BE-sė, tė ketė kapacitete konkurruese, nė mėnyrė qė tė pėrfitojė nga tregu evropian, tha Trevisan. Ajo e bėri tė qartė se produkti qė futet nė tregun e Bashkimit Evropian duhet tė ketė certifikim specifik sipas standardeve evropiane. Ndėrkohė komuniteti i biznesit duhet tė paraqesė auditim teknologjik dhe tė standardeve tė ambientit. Marrė nga Koha Ditore
Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½ |
||||||||||||
|
||||||||||||