_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
15.02.2008, 16:35
Ministri Shala: do tė ketė lehtėsime pėr bizneset

PRISHTINĖ - Qeveria e Kosovės shumė shpejt do tė mund tė numėrojė gati pėrgjysmė mė pak shėrbyes civilė sesa ka tani. Kjo nuk do tė thotė se do tė ketė pėrjashtime rekorde nga puna tė shėrbyesve civilė, por mund tė ketė pėrjashtime nga listat e emrave qė gėzojnė kėtė pėrshkrim detyre nė vendet e tyre tė punės. Njė vendim i prerė rreth kėsaj ēėshtjeje do tė merret pas pėrfundimit tė njė studimi mbi funksionalitetin e Qeverisė, si dhe pas hulumtimit tė praktikave mė tė mira qė kanė ndėrmarrė vendet e zhvilluara, tė cilat janė ballafaquar me probleme tė ngjashme, ka deklaruar nė njė intervistė pėr “Kohėn Ditore”, ministri i ri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala. Ai po ashtu nuk e mohon as mundėsinė e zvogėlimit tė numrit tė ministrive nė Qeverinė e Kosovės, ashtu siē kishte rekomanduar shefi i Fondi Monetar Ndėrkombėtar, Edgardo Ruggiero.

Ndėrkohė ministri i ri i Financave ka paralajmėruar ndryshime edhe nė politikat fiskale, dhe bazuar nė deklaratėn e tij, pritet tė ketė rritje tė tatimit nė tė ardhurat (ku bėjnė pjesė edhe pagat) dhe zbritje tė taksave pėr biznesin privat. Tė gjitha kėto ndryshime do tė merren mė sė largu deri nė fund tė pranverės, thotė kreu i MEF-it. Megjithatė, ani nuk ka mundur tė thoshte nėse do tė ketė rritje pagash pėr mėsimdhėnėsit, e as nė sektorėt e tjerė, ashtu siē ėshtė premtuar gjatė fushatės zgjedhore, por vetėm ėshtė arsyetuar se “kjo ēėshtje do tė vlerėsohet gjatė rishikimit tė buxhetit”.

Shala nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė ulet numri i ministrive

Ahmet Shala, duke vepruar njėsoj sikurse shefi i tij, Hashim Thaēi, gjatė fushatės zgjedhore, nė fillim tė mandatit prej ministri ka dhėnė pėrplot premtime pėr ndryshime, tė cilave megjithatė kur pyetet nėse do t’i realizojė, pėrgjigjet i jep me njė dozė tė konsiderueshme rezerve.

“Nuk e kemi pėr qėllim qė tė ndėrtojmė njė qeveri tė shtrenjtė dhe jofunksionale”, ka thėnė ministri Shala, duke shpalosur pėr gazetėn fillimin e njė studimi rreth funksionalitetit tė Qeverisė, i cili sipas tij ėshtė dashur tė pėrfundohej kaherė. Tani ka filluar njė studim, i cili ėshtė dashur tė bėhet shumė mė herėt, i financuar nga DFID-i, i cili do tė sjellė nė pah funksionalitetin e Qeverisė. Nė kėtė drejtim do tė ketė ndihma edhe nga donatorėt e tjerė, me qėllim pėr tė matet dhe pėr zbulohet se ku janė mangėsitė nė funksionalitetin e qeverisė, pasi qė “ne nuk e kemi pėr qėllim qė tė ndėrtojmė njė qeveri tė shtrenjtė dhe jofunksionale”, ka pohuar kreu i MEF-it Ai ka pėrmendur se shtetet e ndryshme kanė praktika tė ndryshme rreth kualifikimit se kush hyn nė listėn e shėrbyesve civilė.

“Ekzistojnė praktika, kur disa shėrbyes civilė, qė tani konsiderohen si tė tillė tek ne, tė mos quhen kėshtu, siē janė punėtorėt e universitetit, apo edhe tė spitaleve”, vlerėson ministri Shala. Megjithatė, ai shton se kjo nuk do tė thotė se edhe drejtuesit qeveritarė do tė veprojnė njėsoj, porse ata vetėm janė duke shikuar se cilat janė praktikat mė tė mira botėrore dhe se si ata kanė zgjedhur kėto probleme vendet nė transicion. I pyetur nėse bashkė me rishikimin e reduktimit tė shėrbyesve civilė, do tė ketė mundėsi tė reduktohet edhe numri i ministrive, ashtu siē pati propozuar shefi i FMN-sė, Edgardo Ruggiero, ministri Shala konstaton se “pas pėrfundimit tė studimit mbi funksionalitetin e Qeverisė do tė reagojmė konform praktikave mė tė mira dhe specifikave tė Kosovės”.

“Mund tė them se ka vullnet pėr tė zvogėluar nė maksimum shpenzimet e panevojshme nė Qeveri, qofshin ato edhe nė reduktime tė njėsiteve tė caktuara, pastaj duhet shikuar se mos ka dyfishime tė pėrshkrimeve tė detyrave dhe funksioneve, dhe pasi qė ta bėjmė njė analizė tė tillė mund tė vijė deri tek shkrirja, tek ndarja apo edhe deri tek ndonjė ndryshim tjetėr i organogramit tė Qeverisė”, deklaron kreu i MEF-it. Ndėrkohė ai ka dhėnė shenjė se ndryshime tė stafit pritet tė ketė edhe nė vetė ministrinė qė ai drejton. “Absolutisht nuk e mohoj mundėsinė e ndryshimeve nė MEF, pasi qė ato do tė jenė nė tė mirė tė funksionalizimit tė kėsaj ministrie”, ėshtė pėrgjigjur ministri Shala.

Ai mė pas ka shtuar se objektivat e Qeverisė, sė cilės ai i pėrket janė qeverisja e mirė, transparenca dhe lufta kundėr korrupsionit, dhe shton se “po qė se vėrehen elemente qė nuk janė nė pėrputhje me objektivat tona, sigurisht se do tė ketė ndryshime tė stafit. Nuk dua tė spekulojė se a do tė ketė ndėrrime tė emrave, tė strukturave organizative pėr brenda ministrisė, apo si, por sigurisht se, po qe se ka nevojė dhe nėse raportet e deritashme tė funksionalizimit tė qeverisė deri mė tani kanė treguar mangėsi, ne sigurisht se do t’i pėrmirėsojmė ato”. Ai ka thėnė se njė rol tė pamohueshėm nė kėtė drejtim do ta luajnė edhe raportet e auditimit. “Kjo do tė jetė njė bazė e mirė pėr tė filluar ndryshimet, por sigurisht se ka edhe elemente tė tjera, tė cilat duhet tė krahasohen dhe tė merren parasysh”, ka thėnė Shala.

Ndryshimet nė tatime

Administrata Tatimore e Kosovės(ATK) do tė pėsojė shumė ndryshime, qė nga emėrimi i drejtorit tė ri, e deri tek politikat fiskale. Pėr tė kryer kėto procese, tashmė kanė filluar tė bėhen edhe disa hulumtime dhe ėshtė sjellė njė ekspert i huaj, i cili po udhėheq procesin e hulumtimit. “Dy javė mė parė kemi sjellė njė ekspert ndėrkombėtar, i cili ėshtė duke bėrė hulumtimet pėr ndryshime nė politikat fiskale, tė cilat do tė pėrcillen me ndryshimet nė ATK”, ėshtė shprehur ministri Shala.

Ai ka shtuar se “nė momentin kur dėshirojmė tė ndėrtojmė konsensusin se cilat do tė jenė ato taksa dhe si do tė reformohen ato konform prioriteteve qė ka Qeveria, ne do tė reflektojmė ato edhe nė ndryshimin e organizimit mė tė mirė nė ATK bazuar nė kėto rekomandime”. Kreu i MEF-it thotė se krahas kėsaj, do tė punohet edhe nė ngritjen e efikasitetit pėr mbledhjen e taksave dhe nė pėrmirėsimin e tė gjitha mangėsive qė janė treguar deri tani nė ATK. Ai nėnvizon se tek politika fiskale “ndryshimet janė kryesisht ato qė i ka kėrkuar biznesi” I pyetur nėse kjo nėnkupton se do tė ketė zbritje apo ngritje tatimesh, ai ėshtė pėrgjigjur se “natyrisht se do te ketė ulje tė disa taksave, por mund te ketė disa ngritje, varėsisht nga vlerėsimet”.

Sipas tij, pas hulumtimit qė do tė bėhet dhe matjeve qė do tė dalin nga treguesit makroekonomikė, ku tė gjithė faktorėt relevantė do tė futen, jo vetėm biznesi, por edhe FMN-ja, Banka Botėrore dhe donatorėt e tjerė, ekspertėt vendorė dhe ndėrkombėtarė, do tė sillet njė vendim, “nga i cili do tė kenė dobi tė gjithė”. “Pa dashur t’i paragjykoj rezultatet e analizės, mendoj se ka hapėsirė nė rishqyrtimin e tatimit nė tė ardhura”, ka thėnė Shala. Ndėrsa, mė pas ka thėnė se “ėshtė angazhim i Qeverisė tė pėrmirėsojė bazėn e pėrgjithshme ligjore, dhe kjo do tė shkojė nė dobi edhe tė biznesit privat. Kėsaj duhet shtuar edhe shtimi i investimeve tė Qeverisė nė infrastrukturėn rrugore, energji e arsim, investime tė cilat kane ndikim pozitiv nė biznes”. Megjithatė, ia thotė se njė vendim rreth kėtyre ndryshimeve do tė merret mė sė largu deri nė fund tė pranverės. Mirėpo shton se ēėshtja e zbatimit tė kėtij vendimi mund tė fillojė edhe mė vonė, pasi nuk dėshirohet tė ndėrhyhet nė skemat buxhetore nė mes tė vitit.

“Qeveritė e mėparshme janė fokusuar nė analizimin e sistemit tatimor tė vendit si, dogana, llojet e tatimeve, normat tatimore, bazėn tatimore, por duke mos lėnė anash edhe rolin e tyre nė tė hyrat buxhetore. Ndėrsa Qeveria e re, ndėr tė tjera, ka prioritet rishikimin e tėrė sistemit fiskal dhe reformat do tė bėhen aty ku analizat na japin sinjale pėr ndryshime”, thotė ai . Shala pohon se shumė shpejt do tė vendoset edhe rreth emėrimit tė drejtorit tė ATK-sė, pasi qė ishministri Haki Shatri nė fund tė mandatit tė tij, pati kėrkuar shkarkimin e kreut tė atėhershėm tė ATK-sė, Januz Krasniqi.

Do tė rritet GDP-ja

Ministri Shala, ndėrkaq, nuk dėshiron tė flasė shumė rreth rritjes sė bruto produktit vendor(GDP), gjatė qeverisjes sė partisė sė cilės ai i takon, duke thėnė se sė pari duhet tė dihet numri i banorėve, e pastaj bėhen edhe llogaritjet e GDP-sė. Megjithatė, ai vlerėson se “ėshtė vėshtirė tė flitet pėr shifra tė sakta, por vlerėsimet tona flasin pėr njė rritje tė pėrafėrt me atė tė shteteve nė regjion, qė pritet tė jetė mesatarisht rreth 5 deri nė 6 pėr qind”. Ndėrsa shton se rritja e GDP-sė nuk do tė varet vetėm nga MEF-i , por nga funksionalizimi i gjithė shoqėrisė kosovare, duke pėrfshirė edhe institucionet jashtėqeveritare. Zhvillimin ekonomik tė Kosovės, pas shpalljes sė pavarėsisė, Shala e sheh si shumė dinamik. “Pas kėsaj shanset hapen, varet prej nesh se sa dimė t’i shfrytėzojmė ato”.

Ndonėse ėshtė pyetur se nė cilėsinė e ish-anėtarit tė Bordit tė AKM-sė, ēfarė ndryshimesh mendon se duhet tė bėhen nė udhėheqjen e AKM-sė, ai nuk ka dashur tė pėrgjigjej fare. Ndėrsa rreth procesit tė privatizimit ai thotė se nga katėrqind e mė tepėr ndėrmarrje qė janė shitur, rreth 30 kontrata janė nėnshkruar, dhe prej tė gjitha kėtyre kontratave tė nėnshkruara vetėm 17 janė me spin-off special, dhe vetėm 2 ose 3 kanė probleme mbi pėrmbushjen e obligimeve konform kontratės. “Privatizimi vetvetiu nuk do tė thotė sukses mė i mirė apo mė i dobėt karshi ndėrmarrjeve shoqėrore, por krijon njė shans mė tė mirė pėr njė menaxhim mė tė suksesshėm, dhe ėshtė treguar botėrisht se ndėrmarrėsi, pėrkatėsisht menaxhmenti privat ėshtė mė i suksesshėm nė reagim ndaj sfidave nė ambiente biznesore”, ka thėnė ai.

Sipas tij, “tė gjitha analizat qė janė bėrė qoftė nga AER-i, apo nga vetė AKM-ja apo edhe institucionet tė tjera, tregojnė se nė pėrgjithėsi tė gjitha parametrat qoftė tė investimeve, qoftė tė eksportit janė nė rritje, bile me numra dyshifrorė”. Megjithatė Shala i ka bishtnuar pėrgjigjes se a do t’i ktheni nė Kosovė paratė e investuara jashtė vendit, ato tė Trustit Pensional dhe privatizimit. “Fondi i Privatizimit ėshtė aktualisht kompetencė e rezervuar e UNMIK-ut, dhe se pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje do tė vendoset pas definimit tė statusit tė Kosovės, vendime kėto qė pa dyshim do tė jene politike. Ndėrkaq, paratė e Trustit Pensional janė pėrgjegjėsi e vetė Trustit se si ai do t’i menaxhojė ato, pėrderisa i pėrmbahet rregullave tė paracaktuara me ligj. Megjithatė, me krijimin e kushteve mė tė mira investuese nė vend, Trusti do tė mund tė shqyrtonte edhe mundėsitė e investimit tė njė pjese tė fondit nė Kosovė”.

Shala nuk mund tė thotė sigurt se do tė themelohen fondet e shumėkėrkuara, siē ėshtė ai pėr Shėndetėsinė, Bujqėsinė e Transportin: “Qeveria sė pari do tė vendosė mbi prioritetet e saja sektoriale, e mė pas njė pjesė e madhe e shpenzimeve buxhetore do tė orientohet drejt atyre prioriteteve, edhe pse jo patjetėr tė gjitha fushat me prioritet do tė nėnkuptojnė shpenzime shtesė”. I pyetur rreth emėrimit tė bordeve tė ndėrmarrjeve publike, Shala ka thėnė se ėshtė bėrė shumė punė hulumtuese pėr tė gjetur profile tė caktuara njerėzish jopolitikė. Ai ka shtuar se kjo ēėshtje ėshtė nė fazėn pėrfundimtare. Se a do tė jenė nė kėto borde edhe ministrat, sikurse paraardhėsit e tyre, Shala ka vlerėsuar se “nuk mund ta komentoj njė gjė tė tillė, por duket se do tė jetė vendim i pėrbashkėt i Qeverisė, nė bashkėpunim me kryeministrin, i cili ka proklamuar se do tė pėrpiqemi qė t’i depolitizojmė komplet bordet e NP-ve, dhe ministrat tė jenė nė prezencė sa mė tė vogėl nėpėr bordet e kėtyre ndėrmarrjeve”. Rreth themelimit tė tregut tė bursės nė Kosovė, Shala mendon qė zhvillimi i sektorit financiar nė Kosovė ėshtė shumė i nevojshėm, “ dhe se nė pėrgjithėsi ėshtė nga sektorėt qė ka shėnuar arritjet mė tė mira”.

“Ne do tė angazhohemi nė krijimin e bazės sė nevojshme ligjore pėr funksionim mė tė mirė tė kėtij sektori. Kjo do t’i hapte rrugė edhe krijimit eventual tė bursės, edhe pse mendoj se njė iniciativė e tillė do tė duhej tė vinte nga sektori privat”, ka vlerėsuar kreu i MEFit. Shala jep fjalė se kjo qeveri do tė trajtojė mė mirė kategoritė e cenuara sociale.

“Trajtimi i ēėshtjeve sociale do tė jetė njė fushė e rėndėsishme e angazhimit tė Qeverisė. Njė trajtim mė i mire i kategorive mė tė cenuara sociale, pėrmirėsimin e gjendjes sė rėndė nė tė cilėn ndodhen pensionistėt, invalidėt e luftės si dhe familjet nė asistencė sociale”, ka thėnė Shala. Ministri i ri i Ekonomisė premton se do tė angazhohet pėr rritje tė qėndrueshme ekonomike e cila reflektohet edhe nė uljen e papunėsisė dhe varfėrisė.


Marrė nga Koha Ditore

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org