![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA | |||||
1.04.2008, 17:52Shqipėri: investime nė ekploatimin e naftės Tiranė - Qyteza e njohur si qyteza e krijuar prej naftės, pasi banorėt e kėsaj zone sollėn familjet nė kėtė vend, duke punuar nė kėto puse nafte gati gjysmė shekulli mė parė, pritet tė kthehet nė njė nga qendrat mė fitimprurėse tė biznesit nė vend. Prej disa muajsh kanadezėt janė pėrqendruar nė Patos-Marinzė pėr tė shfrytėzuar mė tepėr rezervat e naftės qė ndodhen nė kėtė vendburim. Bankers Petroleum ka bėrė tė ditur se gjatė tri viteve tė ardhshme ajo do tė investojė gati 370 milionė dollarė nė kėtė vend strategjik pėr burimin e naftės. Gjithė ky investim synon rritjen e prodhimit tė naftės. Bankers ėshtė njė kompani ambicioze nėse i referohemi parashikimeve qė ajo i ka bėrė biznesit tė saj. Kohė mė parė ajo njofton se deri nė fund tė vitit 2010 kishte parashikuar tė arrinte 10 mijė fuēi nafte nė ditė, ndėrsa sipas informacioneve tė fundit nga kjo kompani, pėr dy vitet e ardhshme pritet qė numri i fuēive nė ditė tė rritet nė 20 mijė. E konvertuar nė shifra me ēmimet aktuale tė naftės, ku njė barel nė Shqipėri po shitet me mė shumė se 50 dollarė, i bie qė nė fund tė vitit 2010 Bankers tė nxjerrė nė Patos plot njė milion dollarė nė ditė prodhim. Kėshtu tri vitet e ardhshme pritet tė jenė produktive, duke riaktivizuar rreth 250 puse ekzistuese si dhe shpimin e 60 puseve tė rinj horizontalė dhe vertikalė. Gjatė kėtij viti kjo kompani ka arritur shifrėn shtatė fuēi nė ditė, shifėr qė pritet tė rritet nė vitet nė vijim pėr tė vajtur nė 20 fuēi nė ditė mė 2009-n. Kjo kompani ka marrė sė fundmi tė drejtėn e shfrytėzimit edhe tė fushės naftėmbajtėse tė Kuēovės, duke blerė 50 pėr qind tė aksioneve tė Privatco. Mėsohet se pėr Kuēovėn shoqėria kanadeze ka njė tjetėr plan rezervė. Kjo kompani pritet tė shndėrrohet nė tri vitet e ardhshme nė njė nga kompanitė mė tė mėdha nė Shqipėri, duke pasur parasysh ēmimet e naftės nė vend. Njė fuēi naftė shitet 50 dollarė dhe me njė prodhim vjetor prej 20 mijė barelėsh tė ardhurat e njė viti arrijnė nė 350 milionė dollarė. Pėr 25 vjet, aq sa ėshtė dhe koncesioni i Bankers, me kėtė sasi prodhimi Patos-Marinza do tė gjenerojė gati 8,5 miliardė dollarė tė ardhura. Kjo shifėr ėshtė e barabartė me 80 pėr qind tė prodhimit tė brendshėm bruto tė Shqipėrisė. Bankers Petroleum vepron nė Shqipėri nėpėrmjet filialit tė saj Saxon. Nė verėn e vitit 2004, Albpetrol i jep Saxon njė licencė 25-vjeēare pėr zhvillimin e zonės sė Patos-Marinzės, e cila prodhonte rreth 13 mijė barelė nė ditė nė kohėn e saj mė tė mirė nė vitet 1960. Nė mars tė vitit 2006, Saxon paraqiti edhe planin e saj tė zhvillimit, ku kishte parashikuar qė deri nė vitin 2010 tė investonte rreth 213 milionė dollarė. Por, zhvillimet e fundit nė tregun ndėrkombėtar tė naftės, ku ēmimet po vendosin rekorde tė reja nga dita nė ditė, duket se e kanė shtyrė Bankersin qė tė rishikojė planet e saj tė investimeve. Aktualisht, kjo shoqėri prodhon rreth 6 mijė fuēi nė ditė nga 3800 qė prodhonte nė vitin 2006. Sipas informacioneve mė tė fundit kompania pritet tė investojė mė shumė se 370 milionė dollarė deri nė 2010-n, duke u kthyer nė njė nga kompanitė mė tė fuqishme nė vend. Patos-Marina ka qenė gjithnjė njė qendėr e rėndėsishme e prodhimit tė naftės nė vend. Bile banorėt qė jetojnė nė kėtė zonė kanė ardhur gjatė kohės sė komunizmit, kur qeveria socialiste ndėrtoi kėtė qytet, falė burimeve tė naftės qė ekzistonin kėtu, kjo zonė u kthye nė njė qytet tė vogėl, i njohur si qyteti i naftės. Pas njė krize qė pushtoi kėtė vend pas rėnies sė komunizmit, duket se marrja me koncesion nga privatet e ka kthyer atė nė njė nga pikat mė strategjike nė vend. Nė kėtė zonė ka rreth 2500 puse nafte prej gati 88 vitesh. Marrur nga Koha Ditore
Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½ |
||||||||||||
|
||||||||||||