_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
28.10.2008, 17:19
Bankat e Kosovės: Jemi stabile

Prishtinė - Tri bankat mė tė mėdha nė Kosovė, “ProCredit Bank”, “Raiffaisen Bank” dhe “TEB” nuk kanė frikė se borxhlinjtė e tyre mund tė shpresojnė nė kriza financiare dhe tė mos i kthejnė kreditė. Ato deklarojnė se pėrkundrazi, nuk ka tendenca tė moskthimit tė kredive edhe pse kriza financiare ėshtė duke pėrfshirė me tė madhe tregun bankar nėpėr botė.

Ato thonė se kriza financiare nuk i ka prekur aspak, ngase nuk kanė investuar nė tregjet ndėrkombėtare. Krejt kėto vlerėsime jepen nė kohėn kur vetėm kėtyre tri bankave kosovarėt u kanė borxh mbi 800 milionė euro.

Portfolio i kredive nė “Raiffaisen Bank” ėshtė 411 milionė euro, nė “ProCredit Bank” 430 milionė, kurse “TEB”-i ka lėshuar 25 milionė euro kredi pėr njė kohė tė shkurtėr.

Zyrtarėt e kėtyre tri bankave thonė se trendi i kthimit tė kredive nuk ėshtė zvogėluar. Kėto banka bile planifikojnė qė tė rrisin edhe investimet, duke treguar se nuk janė prekur aspak nga krizat financiare. Para pak ditėsh ekonomistėt kosovarė patėn vlerėsuar se Banka Qendrore e Kosovės dhe institucionet financiare tė Kosovės duhet tė diskutojnė efektet e krizės financiare nė bankat komerciale, nė mėnyrė qė tė mos ndodhė ngritja e normave tė interesit. Mirėpo udhėheqėsit e bankave kanė thėnė se nuk ka aspak rrezik pėr ta, ngase ata s’kanė investuar nė tregjet e jashtme.

“Raiffaisen Bank” rrit portfolion e kredive

“Raiffaisen Bank” e ka mohuar tė ketė humbur mjete nė bursė gjatė muajit tetor, ku edhe kanė ndodhur bankrotimet mė tė mėdha financiare tė bankave, duke filluar nė SHBA e mė pas edhe nėpėr vendet e tjera tė botės.

“Duke e pasur parasysh se Kosova nuk ėshtė e ekspozuar nė tregjet e jashtme financiare, “Raiffeisen Bank” nė Kosovė nuk ka humbur mjete nė bursė”, ka thėnė zėdhėnėsi i “Raiffaisen Bank”, Asdren Rrahmani.

Ai tha se pėrkundrazi, “Raiffaisen Bank” ka pasur rritje tė vazhdueshme tė depozitave. “Raiffeisen Bank” nė Kosovė ka njė kapital prej 44 milionė eurosh dhe prejse ka filluar punėn e saj nė Kosovė ka pasur rritje tė vazhdueshme tė depozitave dhe kredive. Kjo rritje ka vazhduar edhe gjatė kėsaj periudhe”, ka thėnė Rrahmani. Sa i pėrket tė ashtuquajturave “kredi tė kėqija”, ai shtoi se “Raiffeisen Bank” ka njė pėrqindje shumė tė ulėt tė kėtyre kredive. “Nuk vėrejmė ndonjė tendencė pėr tė mos i kthyer kreditė si rezultat i krizave financiare”, ka thėnė Rrahmani.

Deri mė 30 qershor 2008, portfolio e kredive nė “Raiffaisen Bank”, sipas Rrahmanit, ėshtė rritur pėr 20.2 pėr qind nga 342 milionė euro, nė 411 milionė. “Edhe depozitat po ashtu kanė shėnuar njė rritje tė vazhdueshme duke paraqitur kėshtu njė rritje prej 14.66 pėr qind, nga 396 milionė euro sa ishin nė 2007 nė 454 milionė tani. Ndėrsa totali i aseteve ishte 547 milionė euro, njė rritje prej 14.8 pėr qind nė krahasim me fundvitin 2007”, ka treguar Rrahmani. Sa i pėrket ndryshimit tė politikave bankare, Rrahmani ka thėnė se “Raiffeisen Bank” vazhdon tė jetė mjaft e vėmendshme nė shqyrtimin dhe vlerėsimin e kėrkesave pėr kredi pėr tė analizuar sa mė mirė mundėsinė e kthimit tė kredive nga aplikuesit.

“ProCredit” - 430 milionė kredi, 564 milionė depozita

Edhe zyrtarėt e “ProCredit Bank“ nė Kosovė thonė se gjatė kėtyre muajve nuk ėshtė vėrejtur aspak tendenca e moskthimit tė kredive. “Pėrkundrazi, kthimi i kredive nga klientėt vazhdon me tė njėjtat ritme tė rregullta si mė parė”, ka bėrė tė ditur Fitore Sinani nga zyra pėr informim e “ProCredit Bank”. Ajo tha se vendimi i tyre pėr dhėnien apo jo tė kredisė kurrsesi nuk bazohet nė hipotekėn qė klienti e ofron pėr ta siguruar kredinė, por bazohet nė mundėsit financiare tė klientit pėr kthim tė kredisė. “Kjo mundėson qė banka nė mėnyrė tė sigurt tė menaxhojė depozitat e klientėve qė kanė besuar kursimet e tyre tek ne”, ka thėnė Sinani. Sipas tė dhėnave zyrtare tė kėsaj banke, momentalisht portfolio aktive e kredisė kap shumė prej 430 milionė euro. Ajo ka shtuar se “ProCredit Bank” ėshtė duke mundėsuar lejimin e kredive vetėm pėr klientėt tė cilėt kanė kapacitet tė shėndoshė financiar pėr ta kthyer kredinė. “Nė kėtė mėnyrė, “ProCredit Bank” menaxhon nė mėnyrė shumė tė sigurt depozitat e klientėve, tė cilėt ia besojnė kursimet e tyre bankės sonė”, ka thėnė Sinani. Ajo tha se edhe depozitat e bankės janė rritur nė 564 milionė euro.


“TEB”-i planifikon zgjerimin e investimeve

Banka, e cila ėshtė hapur tash sė fundi, “TEB-Bank” pėr njė kohė tė shkurtėr ka dhėnė 25 milionė euro kredi pėr klientėt kosovarė. Ata janė zotuar se krizat globale nuk e kanė prekur as kėtė bankė. “Megjithatė, nė nivel ndėrkombėtar bashkėpronari i bankės sonė, “BNP Paribas”, gjatė kėsaj krize ėshtė bėrė njė nga tri bankat mė tė fuqishme nė botė dhe banka e parė nė Eurozonė me depozita”, ka thėnė Alp Yilmaz, drejtor i pėrgjithshėm i “TEB Sh. A.”, qė ėshtė nė bashkėpronėsi me “BNP Paribas”. Sipas tij, ky pozicion “TEB-it” nė Kosovė i jep besim qė tė rrisim investimet nė Kosovė, duke hapur tetė degė tė reja. Ai tha se nė “TEB” gjatė kėsaj kohe nuk ka pasur tendenca tė moskthimit tė kredive nga klientėt e tyre.

“Tė gjitha kreditė e bankės tonė janė dhėnė me procedura strikte qė garantojnė kthimin e tyre nė kohė. Pra, nuk ka as ndryshim tė politikave”, ka thėnė Ylmaz. Nga njė komunikatė e lėshuar mė herėt pėr media nga kjo bankė ėshtė mėsuar se “BNP Paribas” ka realizuar profit prej 1.5 miliardė euro, qė tregon se grupi ėshtė duke u mbajtur mirė, me gjithė krizėn e tashme financiare.

Marrur nga Koha Ditore (Autori: Arbana Xharra)

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org