_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
11.12.2008, 14:28
Bujqėsia, gjithnjė e mė keq

Bujqėsia nė Kosovė zhvillohet nė mėnyrė spontane. Dikur njė banor mesatarisht kishte 18 ari tokė bujqėsore, tash ka dy ari mė pak. Pėr shkak tė trajtimit tė keq qė i bėhet kėsaj dege dhe fermerėve, do tė vazhdojė varshmėria nga arat dhe drithėrat e Vojvodinės dhe tė Hungarisė, shkruan e pėrditshmja Express

Prishtinė, 11 dhjetor 2008 – Kosova mesatarisht pėr ēdo vit humb njė mijė hektarė tokė bujqėsore. Dhjetėra fermerė braktisin zanatin e vjetėr, pasi, siē thonė ata, “s’ka hesap me punu tokėn” dhe arat i kthejnė nė godina betoni.

Ismet Bojku, menaxher i qumėshtores “Vita”, i tėrheq vėrejtjen Qeverisė sė Kosovės se po e “merr nė qafė” sektorin e bujqėsisė me politikat qė po udhėheq. “Vita” ka gjasa tė mbetet pa qumėsht nga fermerėt lokalė. “Shumė fermerė janė duke menduar t’i shesin gjedhėt, pėr shkak tė ēmimit tė ulėt tė qumėshtit”, thekson Bojku.

Vetėm subvencionimi i fermerėve do tė kryente punė. Sikur qeveria t’ua paguante njė pjesė tė shpenzimeve fermerėve do tė pėrfitonin tė gjithė, pėrfshirė edhe konsumatorėt.

“Kemi hasur nė vesh tė shurdhėr. Askush nuk dėgjon hallet tona”, thotė Bojku, duke shpjeguar se kėrkesa pėr subvencionim vite me radhė refuzohet nga Ministria e Bujqėsisė.

Anėtarėsimi i Kosovės nė CEFTA qė liberalizon tregun me vendet anėtare, ka vėshtirėsuar edhe mė tepėr prodhimtarinė bujqėsore. Fermerėt e vegjėl tė Kosovės nuk janė tė gatshėm pėr konkurrencė me gjigantėt nga rajoni.

Ndėrkaq, degradimi i vazhdueshėm i tokės pėr shkak tė pakujdesisė institucionale ka bėrė qė nga 18 ari tokė bujqėsore, sa kishte para njė dekade Kosova pėr kokė banori, sot tė bie nė 16 ari.

“Sektori i bujqėsisė ėshtė pa pėrkujdesje institucionale. Ai zhvillohet nė mėnyrė spontane”, pohon kryetari i Komisionit pėr Bujqėsi nė Kuvendin e Kosovės, Lulzim Zeneli.

Si pasojė e kėsaj, ai thotė se produktet vendėse nuk janė konkurrente nė tregun vendor, e lėre mė nė atė ndėrkombėtar. Prodhuesi kosovar punon sa pėr tė mbijetuar.

Ai pėrsėrit se shumė ėshtė folur pėr subvencione nė bujqėsi, ashtu siē bėjnė tė gjitha shtete e rajonit. Por, qeveria nuk e ka bėrė kėtė, kurse ministria nuk ka hartuar projekte pėr zhvillim tė bujqėsisė, sė paku aq sa i lejon buxheti.
“Gjendja po pėrkeqėsohet dhe qeveria vuan nga mungesa e vizionit”, thekson Zeneli.

Master plani bujqėsor 2007/2013, i hartuar nė bashkėpunim me ekspertė ndėrkombėtarė, me tė cilin parashihet rritja e rendimenteve dhe sipėrfaqeve, duke zvogėluar numrin e atyre qė merren me bujqėsi, as qė ka filluar tė zbatohet.
Tė gjitha sqarimet pėr gjendjen e krijuar nė sektorin e bujqėsisė pritet t’i japė para deputetėve ministri i bujqėsisė, Idriz Vehapi. Ai do t’u sqarojė deputetėve pėrse buxheti i kėsaj ministrie ėshtė vetėm 12.1 milionė euro dhe nuk ka subvencionim tė fermerėve.

Vehapi ka pohuar se ėshtė i gatshėm qė ēdo hektar tokė qė punohet tė subvencionojė me 100 euro, porse njė hap i tillė ėshtė bllokuar nga Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar.

Kosova tashmė ka aplikuar pėr anėtarėsim nė kėto dy institucione financiare dhe sipas ministrit Vehapi, duhet t’i zbatojė rekomandimet e tyre.

“Jemi tė kushtėzuar, edhe pse ka nevojė tė stimulohen fermerėt”, ka thėnė ai.
Nė anėn tjetėr, kjo ministri pėrballet edhe me sfidėn e parcializimit tė pronave nė shumė ngastra kadastrale dhe privatizimin e pronės shoqėrore, e cila shpeshherė shkatėrrohet nga blerėsit e rinj.

Zėdhėnėsi i MB-sė, Jusuf Salihu, kėrkon qė blerėsit e tokave qė kanė qenė nė pronėsi shoqėrore tė respektojnė marrėveshjen qė nė asnjė mėnyrė tė mos bėhet tjetėrsimi i saj nė tokė ndėrtimore.

Pėr tė krijuar njė rend janė hartuar strategji tė reja nė pėrputhje me Ligjin mbi tokat bujqėsore, por rezultatet mund tė duken vetėn nė periudhat vijuese. Atėherė ndoshta mund tė ndalet trendi i ndėrtimeve pa leje nė tokat bujqėsore, kurse Kosova tė zvogėlojė varshmėrinė nga arat dhe drithėrat e Vojvodinės e tė Hungarisė.

Zekirja Shabani, Gazeta Express

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org