_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  LAJME
   
8.07.2009, 16:16
Air Berlin hyn nė Kosovė me mijėra fluturime nė vit

Aviokompania e dytė mė e madhe nė Gjermani, pas Lufthansa, Air Berlin ka nėnshkruar sot kontratė me Kosova Airlines pėr 10 fluturime nė javė, apo mijėra fluturime nė vit vetėm nė relacionin Prishtinė – Zurich-Prishtinė. Sipas Remzi Ejupit, sė shpejti kompania do tė fillojė fluturimet pėr ēdo destinacion tjetėr tė mundshėm, Gjermani, Austri, Amerikė etj.

Kontrata nė mes tė pronarit tė Air Berlin Joachim Unold dhe pronarit tė Kosova Airlines ėshtė nėnshkruar nė terminalin e Aeroportit Ndėrkombėtarė tė Prishtinės. Pronari i Air Berlin, kompanisė sė dytė mė tė madhe nė Gjermani, Joachim Unold, deklaroi se ėshtė i lumtur qė po fillojnė linjėn pėr nė Prishtinė.

“Air Berlin sot filloi linjėn Zurich-Prishtinė 10 herė nė javė. Qytetarėt e Kosovės pėrmes kompanisė tonė do tė kenė ēmime mė tė mira dhe lidhje gjithashtu mė tė mira pėr ēdo shtet tjetėr deri edhe pėr udhėtimet nė Amerikė”, tha Unold.

Ndėrkaq pronari i Kosova Airlines Remzi Ejupi tha se linja me Zurich do tė jetė vetėm fillimi i punės sė kėsaj kompanie, pasi kompania do tė fillojė sė shpejti fluturimet nga Prishtina edhe pėr shumė shtete tė tjera.

“Air Berlin ėshtė kompania e dytė mė e fuqishme nė Gjermani e cila nė flotėn e saj disponon mė shumė se 150 aeroplanė nga mė modernėt. Kjo kompani po ashtu ėshtė edhe njė kompani “low cost”, e cila ofron ēmime mė tė lira pėr qytetarėt se kompanitė e rregullta. Synimi ynė ėshtė qė me kėtė kompani tė kemi lidhje me ēdo shtet ku jetojnė bashkatdhetarėt tanė”, tha Ejupi.

Ndėrkaq, drejtori menaxhues i Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės, Agron Mustafa, tha se politika qė ka ndjekur kjo kompani qė prej njė viti e gjysmė, orientimi drejt konsumatorit, po jep efektet e veta.

“Politika e jonė pėr orientimin drejt konsumatorit dhe aviokompanive, po i jep efektet e veta. Sot jemi prezentė pėr ardhjen e kompanisė sė dytė mė tė fuqishme gjermane Air Berlin, tė cilės i dėshirojmė suksese pėr punėn e saj. Shpresojmė se edhe shumė kompani tė tjera tė fuqishme do tė vijnė nė Aeroportin Ndėrkombėtarė tė Prishtinės.

ANP ka filluar tė punojnė 24 orė dhe ka miratuar njė program nxitės pėr aviokompanitė qė fluturojnė gjatė orarit tė natės dhe kanė fluturime tė pėrditshme, duke ia zvogėluar taksat.


Telegrafi

|

 

Tė fundit | Kosovė | Rajon | Botė

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kosova promovon produktet e saj ne Shqiperi
> Kosova pėrfiton 318 milionė euro grante
> Modernizohet vendkalimi kufitar Kosovė-Maqedoni
> Qeveria premton pėrmirėsimin e kushteve pėr biznes
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo 2009"
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Papjekuria greke
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org