![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
4.05.2010, 14:17ADA dhe Zyra e APIK nė Vjenė, sjellin investime tė reja nė Kosovė Prishtinė, 4 maj 2010 Njė projekt i ri investues ėshtė duke u realizuar me sukses nė Kosovė me pėrkrahjen e Agjencisė Austriake per Zhvillim (ADA) dhe Zyrės nė Vjenė tė Agjencisė sė Kosovės pėr Promovimin e Investimeve (APIK), qė udhėhiqet nga ECIKS. Kompania gjermane MC mobile communication GmbH nga Frankfurti ka investuar nė Kosovė duke hapur njė Call Center nė Prishtinė. Qendra MC Communication nė Prishtinė ofron shėrbime klientėve tė disa kompanive gjermane me kėshilla e asistencė pėrmes telefonit dhe internetit. Kompania gjermane ka hapur fillimisht 60 vende tė reja pune nė Kosovė dhe shpejt ka rritur kapacitetet duke krijuar deri mė tani 300 vende tė reja pune. Agjencia Austriake pėr Zhvillim (ADA) ka pėrkrahur financiarisht projektin duke marrė pėrsipėr financimin e njė pjese tė konsiderueshme tė tij, pėrderisa Zyra e APIK-ut nė Vjenė ka asistuar kompaninė gjermane nė pėrgatitjen e projektit pėrmes ofrimit tė shėrbimeve tė konsulencės. Pėrfaqėsues tė kompanisė gjermane kanė thėnė se janė shumė tė kėnaqur me punėn e kosovarėve e posaēėrisht me njohuritė e tyre tė gjuhės gjermane, qė ėshtė kusht pėr punėsim nė kėtė kompani. Kompania po ashtu bashkėpunon ngushtė me Fakultetin e Gjermanistikės pranė Universitetit tė Prishtinės, nė rekrutimin dhe trajnimin e tė punėsuarve. Zyra e APIK-ut nė Vjenė, qė edhe vetė financohet nga ADA, ka asistuar deri mė tash 16 investime tė huaja nė Kosovė. Ky ėshtė investimi i tretė nė Kosovė qė ėshtė bashkėfinancuar nga ADA, qė nga hapja e kėsaj zyre nė nėntor tė vitit 2006. Zyra e APIK-ut nė Vjenė menaxhohet nga Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS). (Komunikate e perbashket per shtyp: ADA/APIK/ECIKS)
|
||||||||||||
|
||||||||||||