![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
6.05.2010, 15:30Gjermania do tė mbėshtesė zhvillimin ekonomik nė Kosovė Ministria e Ekonomisė dhe Financave e Kosovės dhe Ministria gjermane pėr Bashkėpunim Ekonomik, nėnshkruan nė Prishtinė njė memorandum bashkėpunimi, i cili i hap rrugė realizimit tė projekteve gjermane pėr Kosovėn. Marrėveshja u nėnshkrua nga ministri i Ekonomisė dhe Financave, Ahmet Shala dhe Friedrike Kärcher, pėrfaqėsuese e Ministrisė gjermane pėr Bashkėpunim Ekonomik. Ministri Shala tha se ky ishte nėnshkrim i pėrmbylljes sė njė faze tė negociatave dhe fillimi i pėrgatitjes pėr negociatat me qeverinė gjermane, pėr marrjen e granteve tė reja dhe kredive tė mundshme, pėr financimin e projekteve zhvillimore nė Republikėn e Kosovės. Zėvendėsambasadori gjerman nė Kosovė, Eckart Blanrock, tha se fillimi i kėtyre bisedimeve, tregon bashkėpunimin e mirė qė kemi me Kosovėn si dhe zotimin e qeverisė gjermane pėr tė pėrkrahur Kosovėn mė tutje. Ndėrsa, Frederike Karcher, u shpreh se kėto ishin bisedime shumė pozitive dhe tė suksesshme qė do tė shėrbejnė si pėrgatitje pėr negociatat ndėrqeveritare qė priten tė mbahen nė vjeshtė. Ajo mė tej shtoi se me Qeverinė e Kosovės do tė vazhdojnė bashkėpunimin nė fushėn e kadastrės, me qėllim qė tė krijohet njė ambient atraktiv pėr investitorėt. ECIKS
|
||||||||||||
|
||||||||||||