![]() |
|||||
| _ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA | |||||
19.05.2010, 14:08Sejdiu ne Forumin Ekonomik Islamik Gjatė njė vizite zyrtare nė Malejzi, presidenti i Republikės, Fatmir Sejdiu i ka ftuar pėrfaqėsuesit e biznesit nga vende tė ndryshme tė botės qė tė investojnė nė Kosovė. Ai garantoi pėr lehtėsi tė shumanshme legjislative dhe siguri tė plotė tė investimeve. Sejdiu kėtė ftesė e bėri gjatė njė takimi qė zhvilloi me Tun Musa Hitam, kryetar i Forumit Ekonomik Islamik Botėror, me tė cilin bisedoi pėr mundėsitė e bashkėpunimit tė Kosovės me vendet anėtare tė kėtij forumi. Sejdiu ėshtė ftuar nė Forumin Ekonomik Islamik Botėror nė kryeqytetin Kuala Lumpur tė Malajzisė, nė tė cilin po marrin pjesė liderė dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė 62 vendeve tė botės. Kosova, sikur edhe gjithė rajoni ynė paraqet njė hapėsirė tėrheqėse pėr investitorėt tuaj tė fuqishėm nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė dhe tė bizneseve, tha Sejdiu. Ndėrkaq, kryetari i Forumit Islamik Ekonomik Botėror (WIEF), Tun Musa Hitam tha se ėshtė e nevojshme tė punohet sa mė shpejt nė vėnien e kontakteve tė ndėrsjella ndėrmjet bizneseve, nė mėnyrė qė tė shikohen fushat konkrete, nė tė cilat investitorėt malajzias dhe tė vendeve tė tjera mund tė investojnė nė Kosovė. Gjatė qėndrimit nė Malajzi, Sejdiu ėshtė takuar me kryeministrin e Malajzisė, Najib Tun Razak dhe me personalitete tė rėndėsishme nga mbarė bota. ECIKS
|
||||||||||||
|
||||||||||||