_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
6.01.2004, 00:21
BSH: Ulen normat bazė tė interesit me 0.5 pėr qind

Tiranė, 6 janar 2004 - Normat bazė tė interesit ulen me 0.5 pėr qind. Nė mbledhjen e radhės sė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė u vendos qė normat bazė tė interesit tė ulen nga 7 nė 6.5 pėr qind. Kjo ėshtė hera e katėrt brenda kėtij viti qė Banka e Shqipėrisė ul normat e marrėveshjeve tė riblerjes (REPO). Kėshtu, normat e interesit janė ulur nga 8.5 pėr qind nė fillim tė kėtij viti nė 6.5 pėr qind. “Me kėtė ulje tė normave tė interesit Banka e Shqipėrise tenton tė ulė mė tej koston e bankave nė pėrgjithėsi dhe ēmimin e parasė nė ekonomi, me qėllim qė tė stimulohet akoma mė shumė kreditimi i biznesit dhe rritja ekonomike”, - tha Shkėlqim Cani, guvernator i Bankės sė Shqipėrisė. Sipas tij, ulja e normave tė interesit zbut edhe presionin qė ėshtė duke u ushtruar mbi monedhėn tonė, i cili prej disa kohėsh po vazhdon tė mbiēmohet si ndaj dollarit amerikan, ashtu edhe ndaj euros. Pėrveē kėsaj synohet qė tė zbutet edhe mė tej diferenca midis pėrqindjeve tė interesit pėr investimet nė lekė me ato nė valutė si nė terma nominalė, ashtu edhe nė ato realė.

Por mė kryesorja ėshtė se me uljen e normave tė interesit pretendohet tė stimulohet rritja e kreditimit tė biznesit pasi ulet kostoja e kredive. Sipas Canit, ky veprim u ndėrmor nė bazė tė disa faktorėve, si: ecuria pozitive e treguesve monetarė, mbajtja nėn kontroll e deficitit buxhetor, presioni qė ushtrojnė mbi kursin e kėmbimit normat e interesit nė lekė etj.

Ulja e normave tė interesit dhe ndikimi nė ekonomi

Kreditė
Ulja e normave tė interesit pėr marrėveshjet e riblerjes (Repo) nga Banka e Shqipėrisė normalisht ndiqet nga ulja e normave tė interesit pėr depozitat dhe kredisė nga ana e bankave tė nivelit tė dytė. “Pra, nė kėtė mėnyrė stimulohet kreditimi bankar pėr shkak tė uljes sė kostos sė kredive”, - thotė Lavdosh Zaho, president i bordit drejtues tė Bankės sė Kursimeve. Sipas tij, gjatė vitit tė fundit ndihet njė rritje e kredisė nė ekonomi pėr shkak tė uljes sė normave tė interesit. Por rritjen mė tė madhe kreditimi pritet ta ketė kėtė vit me hyrjen nė tregun e kredive tė Bankės sė Kursimeve, e cila i kaloi nė dorė bankės austriake Raiffeisen Bank.

“Por po tė shohim normat e kreditimit nė ekonomi gjatė kėtij viti, duket se ato nuk kanė ecur nė pėrpjestim tė drejtė me uljen e normave tė interestit tė cilat janė ulur nga 8.5 nė 6.5 pėr qind”, - thotė Adriatik Kotorri, profesor nė Fakultetin Ekonomik. Kjo pasi njerzit nuk ėshtė se janė privuar nga kreditė vetėm pėr shkak tė kostos sė lartė tė tyre po edhe pėr shkak tė politikave shtrėnguese qė kanė bankat nė lidhje me kredidhėnien. Sipas Gjergj Buxhukut, specialist ekonomie, kjo ndodh pėr shkak tė riskut shumė tė lartė qė ekziston nė ekonominė shqiptarė pėr sa i pėrket dhėnies sė kredive.

Depozitat
Ulja e normės bazė tė interesit nga Banka e Shqipėrisė ka njė ndikim nė uljen e normės sė interesit tė depozitave, tė cilat shkojnė nė favor tė bankave pasi shqiptarėt nuk i tėrheqin paratė nga bankat. “Kjo ndodh pasi ata nuk kanė alternativė mė tė mirė investimi sesa depozita nė banka, pasi nė Shqipėri mungon bursa, qė ata tė mund t’i investonin nė letra tė tjera me vlerė qė mund tė sjellin interes mė tė madh sesa depozitat”, - shprehet Buxhuku pėr “Biznesin”.

Investimi nė bono thesari privon kreditė pėr ekonominė
Ulja e normės sė interesit pėr kreditė nuk i nxit bankat tė kreditojnė mė shumė ekonominė. Kjo pasi normat e interesit pėr bono thesari janė mė tė larta se ato tė kredive. “Qeveritė shqiptare kanė pasur gjithmonė nevojėn e financimit me borxh publik, prandaj edhe bonot e thesarit kanė pasur interesa tė larta pėr tė tėrhequr bankat e nivelit tė dytė tė investojnė”, - tha Buxhuku. Kėshtu, bankat e nivelit tė dytė e kanė pasur mė tė lehtė tė investojnė nė bono thesari pasi normat e interesit kanė qenė mė tė larta, ndėrkohė qė edhe risku ėshtė zero. “Por qė tė ulen normat e interesit tė bonove, duhet pasur kujdes pasi ne jemi njė ekonomi e pastabilizuar dhe e mbyllur, ku dominojnė importet”, - thotė Buxhuku.

Ndikimi nė bilancin tregtar
Ulja e normave tė interesit nuk ka ndikim nė bilancin tregtar pėr njė periudhė afatshkurtėr. Nė qoftė se normat e interesit tė depozitave janė tė ulėta shumė njerėz priren t’i tėrheqin ato nga banka dhe t’i depozitojnė nė njė biznes i cili mund tė jetė mė fitimprurės sesa fitimi nga depozitat. Por eksportet qė mund tė prodhojnė kėto biznese tė cilat mund tė lindin nuk e japin efektin e tyre nė njė periudhė afatshkurtėr.

Pėrveē kėsaj nėse ulja e normave tė interesit pėr depozitat nuk mendohet se do tė ndikojė nė atė qė shqiptarėt t’i tėrheqin depozitat e tyre nė lekė pėr t’i investuar nė valutė jashtė vendit, pasi jashtė vendit normat e interesit pėr depozitat janė mė tė ulėta sesa normat e interesit tė lekut nė Shqipėri.

Ulja e normave tė interesit, faktorėt qė ēuan nė kėtė vendim
a) Zhvillimet e pėrgjithshme makroekonomike tė vendit janė nė pėrputhje me parashikimet e bėra. Siē ėshtė bėrė e ditur edhe mė parė, vlerėsohet se prodhimi i pėrgjithshėm bruto tė jetė rritur me 6 pėr qind ndėrkohė qė inflacioni dhe deficiti buxhetor janė nė nivele tė kontrolluara.

b) Inflacioni, si njė nga objektivat kryesorė tė programit tė zhvillimit tė vendit dhe objektivi kryesor i Bankės sė Shqipėrisė, ka shfaqur ecuri pozitive gjatė njėmbėdhjetė muajve tė parė tė vitit, duke rezultuar brenda objektivit 2 – 4 pėr qind tė Bankės sė Shqipėrisė pėr vitin 2003. Ai pritet tė jetė brenda objektivit edhe nė muajin dhjetor, duke u luhatur rreth nivelit 3 pėr qind.

c) Faktorėt qė kanė ndikuar nė sjelljen e inflacionit tė kėtij viti janė kryesisht faktorėt tradicionalė, ndėrsa intensiteti i veprimit tė tyre ka qenė brenda vlerave normale.

d) Zhvillimet nė treguesit monetarė si: rritja e ofertės monetare dhe pėrbėrja e saj, kursi i kėmbimit, struktura e likuiditetit nė ekonomi, si dhe niveli i pėrshatshėm i normave tė interesit, kanė ndikuar nė amortizimin e presioneve tė shkaktuara nga faktorė tė jashtėm mbi inflacionin.

e) Bankat tregtare, nė ndjekje tė politikės monetare tė Bankės sė Shqipėrisė, kanė qenė aktive nė drejtim tė uljes sė normave tė interesit. Megjithatė, normat e ulėta tė inflacionit kanė ndikuar nė ruajtjen e normave reale tė interesit nė nivele pozitive. Ulja e normave tė interesit gjatė vitit 2003 ėshtė shoqėruar me ulje tė kostos sė ndėrmjetėsimit tė sistemit bankar.

f) Gjatė vitit 2003 deficiti buxhetor ka regjistruar njė model pak mė ndryshe krahasuar me vitet e tjera, ku spikat njė ritmikė mė normale nė kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Kjo ėshtė bėrė mė e theksuar nė muajin dhjetor, i cili nė ndryshim nga vitet paraardhėse nuk ka krijuar presion mbi politikėn monetare.

ECIKS / Biznesi

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org