_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
2.07.2003, 00:25
Koridori 8 - prioritet pėr Italinė si kryesuese e BE-sė
Italia premtoi se Korridori i Tetė do tė jetė prioritet i saj jo vetėm gjatė presidencės sė Bashkimit Europian, qė e merr sot, por edhe mė tej nė kohė, pasi e konsideron kėtė korridor si nyja kyēe e zhvillimit dhe e integrimit tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

Kėtė e bėri tė ditur dje ministri i Jashtėm italian, Franko Fratini, nė mbledhjen paneuropiane pėr Korridorin e 8-tė, qė u zhvillua nė Tiranė. Merrnin pjesė ministrat e Jashtėm tė tėo gjitha vendeve nga ku kalon korridori, pėrfaqėsuesi i BE-sė Salzman, ndėrsa mungonte ministri i Jashtėm grek, Papandreu.

Pas pėrfundimit tė takimit, ministrat nė konferencėn pėr shtyp bėnė njė deklaratė tė veēantė. Fratini deklaroi dje se "Italia nė fillim tė muajit korrik merr presidencėn e Bashkimit Europian dhe ajo e vlerėson dhe do ta vlerėsojė gjithnjė kėtė korridor si prioritet tė politikės europiane tė zhvillimit, politikė e cila, e kthyer nė praktikė, do t'i ndihmojė vendet e Ballkanit Perėndimor qė tė integrohen". Sipas tij, ky projekt i madh do tė kėrkojė investime tė mėdha dhe "Italia, vazhdoi ai, do tė angazhohet qė nė kėtė projekt tė investojnė jo vetėm institucionet europiane, por edhe investues privatė". Kėto janė dy rrugė efiēente, sipas Fratinit, pėr tė pėrshpejtuar ritmet e ndėrtimit tė kėtij korridori. "Edhe populli italian pret qė Korridori i 8-tė tė jetė real", u shpreh Fratini. Pėr sa i pėrket projektit italian "Map road", Fratini sqaroi se ky nuk ka tė bėjė thjesht me ndėrtimin e njė rruge, por me shumė elementė tė tjerė, si: zhvillimi i komunikimit tė tė gjitha dimensioneve tė kėtyre vendeve mes njėra-tjetrės dhe mes vendeve tė BE-sė. Ai shtoi mė tej se vendet e rajonit duhet tė japin mesazhe pozitive nė drejtim tė kėtij projekti, nė mėnyrė qė Europa t'i besojė ato.
Nė fjalėn e tij ministri i Jashtėm, Meta, theksoi se "ajo ēka kemi nevojė ėshtė zbatimi i njė strategjie tė koordinuar pėr ēėshtjet dhe projektet qė na lidhin, na bėjmė mė tė ndėrvarur dhe ekonomitė tona mė konkurruese". Sipas tij, ėshtė e nevojshme tė hidhen hapa konkretė pėr materializimin e kėtij projekti dhe pėrfshirjen e tij nė prioritetet e axhendave kombėtare.

Ministrja e Jashtme maqedonase, Mitreva, vuri nė dukje se ky projekt nė Maqedoni ka arritur suksese konkrete dhe i kėrkoi Italisė qė t'i nxisė institucionet ndėrkombėtare pėr ta investuar mė tej Korridorin e 8-tė. Ministri i Jashtėm turk, Jildrim, vuri nė dukje se pėrfundimi i kėtij projekti do tė jetė i rėndėsishėm jo vetėm pėr lidhjen Adriatik-Deti i Zi, por edhe pėr lidhjen e Europės dhe tė Ballkanit me Azinė.

Konferenca e djeshme e ministrave tė Jashtėm tė vendeve ku kalon Korridori i 8-tė u konsiderua nga pjesėmarrėsit si njė hap pėrpara realizimit tė kėtij projekti,miratuar qė nė mars tė 1994. Takimi i fundit pėr kėtė projekt daton nė maj tė vitit 2002 nė Bari tė Italisė, ku ministrat e Transportit nėnshkruan Memorandumin e Mirėkuptimit pėr Korridorin. BE-ja, gjatė presidencės franceze dhe asaj greke nuk e ka pasur prioritet tė vetin Korridorin, ndėrsa pala italiane shpalli angazhimin e saj pėr Korridorin, tė cilin e quajti prioritet tė saj dhe tė BE-sė.

Gazeta Shqiptare / ECIKS

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org