_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  LAJME
   
8.07.2003, 00:18
Shqipėri: liēenca e tretė nė telefoninė celulare
Qeveria shqiptare vendosi tė liēensojė kėto ditė njė kompani tė tretė pėr telefoninė e lėvizshme me qėllim qė tė pėrmirėsohet cilėsia e shėrbimeve dhe tė ulen cmimet. Kompania, ende shtetėrore, e telefonisė fikse, ALBTELEKOM, po bėn aktualisht njė seri pėrgatitjesh pėr tė ngritur shėrbimin e vet tė telefonisė celulare krahas dy kompanive tė huaja Vodafone dhe AMC.

Kompania ėshtė nė prag tė privatiziit dhe mendohet se ky shėrbim i ri do t’ia shtojė vlerėn. Drejtori i ALBTELEKOM-it, Apostol Noti, thotė qė futja e njė operatori tė tretė nė tregun e celularėve do tė jetė mjaft e dobishme pėr qytetarėt.

“Shpresoj qė, pėrmes liēensės, zbatimit tė saj dhe ngritjes sė njė rrjeti celular, ALBTELEKOM tė bėhet tėrheqės nė treg, tė bėhet si nė vendet e tjera dhe tė synojė drejt njė shėrbimi celular konkurrues me kompanitė e tjera, pėr tė ulur tarifat e telefonisė celulare nė kėtė vend”.

ALBTELEKOM ofron tashmė edhe shėrbim interneti pėr tė gjithė klientėt e vet. Specialistėt e kompanisė sė vetme dhe mė tė fuqishme nė vend shpjegojnė se pėr shėrbimin celular atė do ta ndihmojnė mjaft edhe strukturat e gatshme teknike qė ka tė ngritura nė tė gjithė vendin prej shumė vitesh. Zoti Noti thotė se nė tė njėtėn kohė ALBTELEKOM do tė rishikojė tė gjitha tarifat e shėrbimeve duke i afruar ato sa mė shumė me koston reale.

“Do tė bėjmė njė politikė tarifore qė shkon drejt kostos. Nė disa raste ato mund tė ulen ose mund tė rriten. Duke ofruar tarifa tė reja fleksibėl, do tė synohet drejt balancimit tė tarifave pėr familjarė dhe biznese, duke mos e diskriminuar mė kėtė tė fundit, si deri sot”.

Tregu i telefonisė celulare po merr njė zhvillim tė madh vitet e fundit nė Shqipėri. Vodafone dhe AMC kanė arritur brenda 3 viteve tė sigurojnė afro 700 mijė klientė, ndėrsa ALBTELEKOM vetėm nė telefoninė fikse ka 250 mijė tė tillė. Specialistėt e ekonomisė vėrejnė se konkurrenca midis kėtyre kompanive celulare, pėrvec cilėsisė sė shėrbimit, nuk solli ulje ēmimesh dhe shumė klientė ankohen pėr tarifat e larta tė tyre.

ALBTELEKOM ėshtė njė nga ndėrmarrjet mė tė rėndėsishme strategjike qė pret tė privatizohet. Privatizimet vitet e fundit nė Shqipėri nuk kanė ecur me ritmet e pritura pėr shkak tė faktorėve tė brendshėm dhe problemeve nė tregun ndėrkombėtar. Autoritetet po pėrpiqen qė kompani, si Banka e Kursimeve, INSIG dhe ALBTELEKOM, tė bėhen sa mė tėrheqėse pėr investitorėt e huaj duke shtuar shėrbime tė reja.

ECIKS / VOA

|

 

Tļæ½ fundit | Kosovļæ½ | Rajon | Botļæ½

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 www.eciks.org