_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  PROJEKTE
   

Projekti: Promovimi i Investimeve të huaja në Kosovë

Nëntor 2006 - Nëntor 2009
Internet: www.ipak-vienna.org

Përmbledhje
Në kuadër të këtij projekti të propozuar nga ECIKS e të financuar nga ADA, ECIKS përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës.

Përshkrimi
Për shkak të statusit të saj të pa definuar, Kosova në vitet e fundit ka tërhequr një numër të vogël të investimeve të huaja direkte. Ndihmat ndërkombëtare që nga viti 1999 kanë mundësuar rindërtimin, por nuk kanë arritur të krijojnë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Gjatë disa viteve të ardhshme, çështjet më të rëndësishme për Kosovën do të jenë rritja ekonomike dhe lufta kundër varfërisë dhe papunësisë.

Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për t'i krijuar parakushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Për këtë arsye, qëllimi kryesor i këtij projekti është zvogëlimi i varfërisë dhe rritja ekonomike përmes stimulimit aktiv të investimeve të huaja në Kosovë. Nisma Ekonomike për Kosovën - ECIKS, e cila është duke implementuar këtë projekt, do ta bëjë këtë përmes identifikimit të investitorëve potencial në regjionin gjermanofolës dhe përmes stimulimit të tyre për të investuar në Kosovë, duke ofruar të gjitha informacionet dhe ndihmën e nevojshme. Për të siguruar një përkrahje të gjerë institucionale, në kuadër të këtij projekti ECIKS vepron si përfaqësi e Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve për regjionin gjermanofolës.

Projekti parashihet të zgjasë 3 vite, me mundësi të zgjatjes edhe për 3 vite të tjera. Projekti financohet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe përkrahet nga:

Ministria e Tregtisė dhe Industrisė
ADA – Business Partnerships
Raiffeisen International & Raiffeisen Kosovo
Wirtschaftskammer Österreich
MIGA / IIWB (World Bank)
Vienna Economic Forum
Institut für Donauraum und Mitteleuropa
Oda Ekonomike e Kosovės
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM)

ECIKS beson që investimet e huaja, si paraardhës të zhvillimit ekonomik, do të sjellin punësim dhe biznese të reja si dhe do të promovojnë transferimin e teknologjisë dhe dijes në Kosovë. Në afat të gjatë, ato do të kontribuojnë në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe do ta bëjnë Kosovën një fituese të madhe.

Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer për investime të huaja direkte si dhe të tërheq kapital, informacione dhe teknologji. Përfaqësia e Agjencisë Kosovare për Promovimin e Investimeve në Vjenë, që implementohet nga ECIKS, është e vendosur të japë kontributin e saj në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.


Zhvillimi i strategjisë kombëtare për promovimin e investimeve

Tetor 2008 - vazhdon

Ne kuader te ketij projekti ECIKS i koordinon aktivitetet me FIAS / Banka Boterore dhe me Qeverine e Kosoves si dhe jep kontributin e tij ne zhvillimin e strategjise se pare kombetare per promovimin e investimeve.

Ne menyre qe qasja e Kosoves ne promovimin e investimeve te jete me e strukturuar dhe te bazohet ne potencialet e saj, Ministria e Tregtise dhe Industrise ka kerkuar ndihme nga Banka Boterore per zhvillimin e nje strategjie kombetare per promovimin e investimeve. Implementimi i projektit ka filluar ne tetor 2008 dhe procesi i perpilimit te strategjise do ti perfshije te gjitha institucionet relevante qeveritare dhe sektorin privat.


Studim: Perceptimi i investitoreve

Djetor 2008 - vazhdon

Ne kete studim te FIAS / Banka Boterore, ECIKS jep kontributin e tij permes hulumtimit dhe perpilimit te pjeseve te studimit.

Qellimi i ketij studimi eshte anketimi i investitoreve te huaj rreth percepcioneve te tyre rreth Kosoves, duke i identifikuar ne kete menyre barierat kryesore por edhe arsyet per investime ne Kosove. Rezultatet e ketij studimi do te jene nje ndihme e madhe per vendimmarresit kosovare per ti shqyrtuar reformat e nevojshme per nje promovim efektiv te investimeve te huaja. Ky projekt ka filluar ne dhjetor 2008 perderisa raporti perfundimtar pritet te jete i gatshem ne maj 2009.


 


Studim: potencialet e sektorëve ekonomik dhe ndërmarrjeve në Kosovë

Tetor - Dhjetor 2005
Shkarko studimin online (PDF dokument)

Përmbledhje
Në kuadër të këtij projekti, ECIKS ka përpiluar një studim të detajuar rreth potencialeve të sektorëve ekonomik dhe ndërmarrjeve në Kosovë. Projekti është financuar nga ADA (Studimi në gjuhën gjermane mund të shkarkohet nga sekcioni i publikimeve).

Përshkrimi
Përmes programit “Ekonomia dhe Zhvillimi” Ministria e Punëve të Jashtme Austriake përmes Austrian Development Agency (ADA) ka filluar aktivitetet për përfshirjen e ekonomisë austriake në procesin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim. Për këtë qëllim janë krijuar dy instrumente, që parashohin financimin dhe realizimin e projekteve ekonomike duke u bazuar në partneritete të ndërmarrjeve (Business-to-Business Projekte) dhe në partneritete zhvillimore (kooperimi privato-publik).

Në kuadër të programit për Kosovën ekziston një përqendrim i veçantë në çështjen “Ekonomia dhe Punësimi”, që kryesisht bazohet në krijimin e strukturave lokale që krijojnë vende të reja pune dhe që forcojnë e stimulojnë prodhimin vendor. Ky qëllim mund të arrihet në njërën anë përmes përkrahjes së NVM-ve (kredi, trajnime, etj.) e në anën tjetër përmes përfshirjes së NVM-ve kosovare në rrjedhat kombëtare, regjionale e ndërkombëtare të prodhimit e të afarizmit. Instrumentet e ADA kanë qëllim të realizojnë këtë të dytën.

Për ta realizuar me sukses konceptin e partneritetit të ndërmarrjeve (Business-to-Business Projekte) në Kosovë, njohja e strukturave të ndërmarrjeve lokale është e domosdoshme. Përmes këtij projekti të financuar nga Austrian Development Agency (ADA), Nisma Ekonomike për Kosovën (ECIKS) ka hulumtuar dhe paraqitur në detaje strukturën e ndërmarrjeve dhe potencialet e sektorëve të ekonomisë Kosovare.

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Banka Botėrore financon dy projekte nė vlerė 20 milionė USD
> Kosova i raporton FMN-sė pėr progresin
> Kosova dhe Belgjika nenshkruajne marreveshje per mbrojtje te investimeve
> Katėr konsorciume nė garė pėr termocentralin e ri
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo 2009"
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Papjekuria greke
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 www.eciks.org