_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  PROJEKTET E KALUARA DHE TË TASHME TË ECIKS
   
Publikuar online me: 1.11.2006, 22:39
Promovimi i Investimeve tė huaja nė Kosovė

Kategoria: Projekt
Periudha: Nėntor 2006 - Nėntor 2009
Donatori/Klienti: Austrian Development Agency (ADA) / Qeveria e Kosovės

Website e Projektit. www.ipak-vienna.org

Pėr shkak tė statusit tė saj tė pa definuar, Kosova nė vitet e fundit ka tėrhequr njė numėr tė vogėl tė investimeve tė huaja direkte. Ndihmat ndėrkombėtare qė nga viti 1999 kanė mundėsuar rindėrtimin, por nuk kanė arritur tė krijojnė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm. Gjatė disa viteve tė ardhshme, ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr Kosovėn do tė jenė rritja ekonomike dhe lufta kundėr varfėrisė dhe papunėsisė.

Investimet e huaja direkte paraqesin mėnyrėn mė efektive pėr tė krijuar vende tė reja tė punės nė Kosovė dhe pėr t'i krijuar parakushtet pėr rritje tė qėndrueshme ekonomike nė tė ardhmen. Pėr kėtė arsye, qėllimi kryesor i kėtij projekti ėshtė zvogėlimi i varfėrisė dhe rritja ekonomike pėrmes stimulimit aktiv tė investimeve tė huaja nė Kosovė. Nisma Ekonomike pėr Kosovėn - ECIKS, e cila ėshtė duke implementuar kėtė projekt, do ta bėjė kėtė pėrmes identifikimit tė investitorėve potencial nė regjionin gjermanofolės dhe pėrmes stimulimit tė tyre pėr tė investuar nė Kosovė, duke ofruar tė gjitha informacionet dhe ndihmėn e nevojshme. Pėr tė siguruar njė pėrkrahje tė gjerė institucionale, nė kuadėr tė kėtij projekti ECIKS vepron si pėrfaqėsi e Agjencisė Kosovare pėr Promovimin e Investimeve pėr regjionin gjermanofolės.

Projekti parashihet tė zgjasė 3 vite, me mundėsi tė zgjatjes edhe pėr 3 vite tė tjera. Projekti financohet nga Austrian Development Agency (ADA) dhe pėrkrahet nga:

Ministria e Tregtisė dhe Industrisė
ADA – Business Partnerships
Raiffeisen International & Raiffeisen Kosovo
Wirtschaftskammer Österreich
MIGA / IIWB (World Bank)
Vienna Economic Forum
Institut für Donauraum und Mitteleuropa
Oda Ekonomike e Kosovės
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM)

ECIKS beson qė investimet e huaja, si paraardhės tė zhvillimit ekonomik, do tė sjellin punėsim dhe biznese tė reja si dhe do tė promovojnė transferimin e teknologjisė dhe dijes nė Kosovė. Nė afat tė gjatė, ato do tė kontribuojnė nė rritjen e qėndrueshme ekonomike dhe do ta bėjnė Kosovėn njė fituese tė madhe.

Kosova ka potencial tė madh pėr tu bėrė vend i pėlqyer pėr investime tė huaja direkte si dhe tė tėrheq kapital, informacione dhe teknologji. Pėrfaqėsia e Agjencisė Kosovare pėr Promovimin e Investimeve nė Vjenė, qė implementohet nga ECIKS, ėshtė e vendosur tė japė kontributin e saj nė tėrheqjen e investimeve tė huaja nė Kosovė.

Tė gjitha | Projekte | Studime

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Diaspora, faktori i tretė i zhvillimit nė vend
> KD aprovon draft dokumentet e projektit "Kosova e Re"
> 450 mijė euro pėr kėshilltarin e autostradės pėr Shkup
> GAP: Investime nė energji, transport e bujqėsi
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org