| |
|
| |
-
Misioni
- Misioni
ynë është përkrahja zhvillimit ekonomik
të Kosovës përmes promovimit dhe mundësimit
të investimeve të huaja, përkrahjes së
sektorit të NVM-ve dhe përmes zhvillimit të
politikave dhe strategjive ekonomike për Kosovën.
-
Vizioni
- Organizatë
udhëheqëse në promovimin dhe mundësimin
e investimeve të huaja në Kosovë. Një
partner serioz dhe i besueshëm i institucioneve
Kosovare dhe ndërkombëtare në hulumtimin
dhe zhvillimin e politikave dhe strategjive ekonomike
për Kosovën.
-
Profili
- Nisma
Ekonomike për Kosovën - ECIKS është
një organizatë joprofitabile e themeluar në
Vjenë, Austri në Prill të vitit 2003.
Qëllimi kryesor i ECIKS është përkrahja
e zhvillimit ekonomik të Kosovës, kryesisht
përmes promovimit të investimeve të huaja.
Për të arritur këtë qëllim,
ECIKS vepron në mënyrë të pavarur
ose në kuadër të projekteve të financuara
nga donatorët.
Në
5 vitet e para të të veprimit, ECIKS ka
qenë pandërprerë i angazhuar në
promovimin e investimeve të huaja në Kosovë,
ka organizuar konferenca, ka publikuar broshura e
studime, ka ofruar shërbime për kompanitë
e huaja të interesuara për Kosovën,
ka publikuar mbi 2.000 artikuj e analiza në gjuhën
angleze e shqipe në Internet dhe ka bashkëpunuar
ngushtë me organizatat partnere dhe institucionet
e Kosovës.
Nga
nëntori 2006, në kuadër të një
projekti të propozuar nga ECIKS e të financuar
nga Qeveria Austriake përmes Austrian Development
Agency (ADA), ECIKS zyrtarisht përfaqëson
Agjencinë e Kosovës për Promovimin
e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës.
Kjo zyre është njëkohësisht edhe
përfaqësia e parë zyrtare ekonomike
e Kosovës jashtë vendit.
|
|
|
| |
SHËRBIME |
|
 |
| |
ECIKS
ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet
kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën,
stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët
e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të
detajuara …
mė shumė |
|
|
|
| |
PROJEKTE |
|
 |
| |
Në
kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht
përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e
Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është
përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë
vendit...
mė shumė |
|
|
| |
|
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|
| |
|
|
|
|
|