_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | PATRONANCA | VEGĖZA      
             
   
  ANALIZA
   
Dita D pėr Euron
Kujtim Dobruna, Vjenė, 7 dhjetor 2011

Nėse ka ende tė atillė qė pretendojnė se Kosova vazhdon tė mbetet imune ndaj krizės financiare botėrore, tani ėshtė koha qė tė pėrballen me realitetin. Tė gjithė sytė e botės janė drejtuar kėtė javė kah Brukseli. Ėshtė java vendimtare pėr shpėtimin e euros. Tė premten do tė mblidhen pėrfaqėsuesit e Eurozonės pėr tė marrė vendime historike, jo vetėm pėr tė ardhmen e valutės sė pėrbashkėt, por rrjedhimisht edhe pėr te ardhmen e vet Unionit Evropian. Dėshtimi i Euros do tė ishte fillimi i fundit i njėrit prej eksperimenteve mė tė mėdha politike e ekonomike bashkėkohore – i idesė pėr njė Evropė tė bashkuar. Pėr Ballkanin Perėndimor ky do tė ishte fundi i ėndrrės pėr njė tė ardhme evropiane. Rreziku i kthimit tė hasmėrive tė vjetra, posaēėrisht nė Serbi, Bosnjė, Kosovė e Maqedoni, do rritej brenda natės. Ndėrsa Kosova, me euron nė pėrdorim, do tė pėrballej edhe me njė sfidė tjetėr: tė emetojė valutė nacionale, apo tė aplikojė njė valutė tė re, pėr shembull valutėn e njėjtė qė do aplikonte edhe Gjermania si zėvendėsim pėr euron e dėshtuar. Pėr kėtė Kosova nuk ka ide sepse nuk janė bėrė analiza, plane veprimi e strategji.

Eurozona nė pikėn e vlimit
Me bonitetin e rrezikuar tė Eurozonės dhe me vėshtirėsitė e Italisė dhe Spanjės pėr tė siguruar kapital tė freskėt nga tregjet financiare, kriza e borxheve ka arritur kėto ditė pikėn e vlimit. Normat e interesit tė cilat kėto dy shtete detyrohen t’i paguajnė sot investitorėve pėr huat shtetėrore janė enorme. Sikur nė kėtė mes tė mos ndėrhynte me kohė Banka Qendrore Evropiane (BQE) duke blerė njė pjesė tė letrave me vlerė, situata do tė ishte edhe mė kritike.

Idetė se si duhet zgjidhur nyjėn e borxheve nuk mungojnė. Njė pjesė e ekspertėve mendon se BQE duhet tė fillojė me emetimin e letrave me vlerė nė nivel tė Eurozonės, tė njohura si Eurobonde. Shpresa tek kjo formė e huas shtetėrore qėndron nė kredibilitetin mė tė madh tė Eurozonės si tėrėsi karshi shteteve individuale, qė si rezultat do tė kishte njė financim mė tė lirė, me norma mė tė ulėta tė interesit, pėr tė gjitha shtetet e Eurozonės. Kjo ide megjithatė nuk gėzon mbėshtetjen e dy superfuqive tė Eurozonės, Francės dhe Gjermanisė. Tandemi Merkozy (Merkel-Sarkozy) sheh si zgjidhje mė tė mirė forcimin e ombrellės pėr shpėtimin e euros (EFSF), duke i lėnė teknokratėve tė BQE-sė duart e lira qė tė luajnė rolin e zjarrfikėsit, sa herė pėr kėtė tė paraqitet nevoja. Ky edhe mund tė jetė opsioni mė realist, veēmas duke marrė parasysh qė edhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka treguar gatishmėri tė mbėshtesė EFSF-nė.

Parakusht pėr suksesin e kėtij operacioni ėshtė ndryshimi i marrėveshjeve tė UE-sė, siē ėshtė kontrata e Lisbonės. Kjo nėnkupton, qė shtetet e Eurozonės duhet tė transferojnė edhe mė shumė suverenitet nė Bruksel, duke i dhėnė mundėsi Komisionit Evropian tė ndėrhyjė drejtpėrdrejt nė politikat buxhetore e fiskale tė shteteve qė krijojnė deficit. Nė realitet, njė mekanizėm i tillė do tė sigurojė implementimin nė praktikė tė asaj qė qysh moti ėshtė definuar nė letėr pėrmes kritereve tė Maastrichtit: shtetet tė cilat kanė deficit buxhetor mė tė lartė se tre pėr qind apo borxh publik mė tė lartė se 60 pėr qind, tani do tė sanksionohen me automatizėm.

Standardi i digjitalizuar i arit?!
Kritikėt e idesė sė ndėrhyrjes nė treg mendojnė se shpėtimi i euros nuk mund tė bėhet pėrmes pakove financiare, qė si rezultat final kanė inflacionin. Dhe ėshtė e vėrtetė se rritja e parasė nė qarkullim do tė rrisė inflacionin dhe me kėtė do tė rrezikojė konsumin dhe rritjen ekonomike. Rrjedhimisht, Eurozona mund tė shkojė drejt njė recesioni tė thellė, qė nuk do tė kalojė pa u ndier edhe tek ne. Si pasojė e recesionit euro do tė zhvlerėsohej edhe mė shumė. Pėr Kosovėn kjo do tė kishte dy ndikime: sė pari, zhvlerėsimi i euros do tė shtrenjtonte importet nė valutė tė huaj, pėr shembull produktet ushqimore dhe derivatet e naftės, dhe kjo do tė rriste inflacionin vendor dhe do tė tkurrte ekonominė. Ndikimi i dytė ėshtė pozitiv: eksportet e Kosovės jashtė eurozonės do tė bėheshin mė tė lira, por duke pasur parasysh qė ato janė modeste, edhe ky ndikim pozitiv do tė kishte efekte modeste.

Prandaj, kritikėt e ndėrhyrjes shohin si zgjidhje alternative aplikimin e njė modeli bashkėkohor tė “standardit tė digjitalizuar tė arit”, qė do tė garantonte se euro nuk do tė zhvlerėsohej pafundėsisht si rrjedhojė e politikės sė inflacionit. Pėrmes kėsaj zgjidhjeje nuk synohet kthimi nė politikat klasike tė standardit tė arit. Ari nė kėtė rast do tė pėrmbushte jo vetėm funksionin si masė e vlerės por edhe si mjet qarkullimi. Mirėpo, qė kjo tė realizohet, kėrkohet heqja e monopolit shtetėror pėr emetimin e parasė dhe lejimi i konkurrencės sė lirė nė mes tė valutave (pėrfshirė, devizat, arin dhe argjendin), gjė qė, si zgjidhje radikale qė ėshtė, ėshtė shumė e vėshtirė se mund tė gjejė mbėshtetje tė mjaftueshme nė kėto rrethana.

Ekspozimi i Kosovės
Pa marrė parasysh se ēfarė zgjidhje do tė arrihet kėtė javė nė Bruksel, njė gjė tashmė dihet: socializimi i humbjeve dhe privatizimi i profiteve do tė thellohet edhe mė shumė. Me fjalė tė tjera, efektet e krizės do t’i bartė qytetari i thjeshtė.

Ndėrsa Kosova, do tė vazhdojė tė ketė ekspozim tė lartė ndaj krizės jo vetėm pėr shkak tė euros, rrezikut tė rėnies sė investimeve tė huaja direkte dhe rėnies sė mundshme tė remitencave. Kosova ėshtė e ekspozuar para sė gjithash sepse po vazhdon tė investojė milionat e privatizimit dhe tė trustit pensional nėpėr fonde ndėrkombėtare qė sjellin norma modeste tė interesit qė nuk neutralizojnė as efektet e inflacionit. Tė rikujtojmė se po flasim pėr njė investim sa ēereku i Bruto Produktit Vendor tė Kosovės. Por, ndoshta kjo krizė sjell si rezultat edhe diēka pozitive: pėrndritjen e vendimmarrėsve ne ekonomi e politikė se kjo qasje ėshtė e dėmshme pėr ekonominė edhe ashtu tė brishtė tė vendit. Njė fillim i mbarė do tė ishte kthimi tashmė shumė herė i pėrfolur i kėtyre mjeteve nė vend dhe investimi i tyre nė bonot e Kosovės, qė pritet tė emetohen nga fillimi i 2012. Njė hap tjetėr i menēur do tė ishte krijimi i mekanizmave pėr mbėshtetjen e sektorit privat, siē ėshtė krijimi i Bankės pėr Zhvillimin e NVM-ve, e cila do tė kapitalizohej me mjetet e kthyera nė vend.

(Shkrimi ėshtė botuar nė tė pėrditshmen Koha Ditore mė 7 dhjetor 2011)

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Kompania austriake ATI GmbH investon ne sektorin e bujqėsisė
> 10-vjetori i ECIKS: „New Deal“ per ekonominė e Kosovės
> Llamkosi pėrgatitet edhe pėr 350 vende tė reja pune
> Nė mars shpallet tenderi pėr ndėrtimin e “Kosova e re”
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Njė Marrėveshje e Re pėr Kosovėn
> Broshura "Investing in Kosovo" (2011)
> "Factsheet Kosovo" (2011)
> "Success Stories from Kosovo"
> Broshura: "The Legal Guide to Kosovo"
> CD-ROM: Investing in Kosovo
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Dita D pėr Euron
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2010 eciks.org