_ FILLIMI | RRETH ECIKS | SHĖRBIME | PROJEKTE | PORTFOLIO | LAJME | ANALIZA | PUBLIKIME | VEGĖZA    
             
   
  RREGULLAT E PËRDORIMIT
   
Të drejtën autoriale për përmbajtjen dhe disenjin e kësaj faqe dhe çfarëdo materiali të ofruar përmes e-mailit ose mënyrave tjera në lidhje me faqen (përmbajtjeve të tilla, disenjit dhe materialeve në tekstin e mëposhtëm do të ju referohet si “Përmbajtja e Eciks.org”) e mban Eciks.org dhe licensorët e tij. Përdorimi dhe riprodhimi ose lejimi i personave të tjerë për të bërë riprodhimin dhe përdorimin e shenjave të regjistruara mbrojtëse (siç janë emri i “ECIKS”, logoja, apo emrat tjerë të regjistruar që paraqiten në faqe) është i ndaluar rreptësisht dhe nuk mund të bëhet pa lejen paraprake me shkrim nga ECIKS.

Marrja dhe paraqitja e përmbajtjes së Eciks.org në monitor të kompjuterit, shtypja e përmbajtjes në letër dhe përdorimi i këtyre të dhënave për çështje personale dhe jo komerciale është i lejuar. Përpos kësaj, riprodhimi, modifikimi ose shfrytëzimi për qëllime komerciale i cilës do pjesë ose përmbajtjeje të kësaj faqe nuk është i lejuar. Në veçanti, por pa kufizuar aplikimet e përgjithshme të fjalisë së fundit, ndërmarrja e veprimeve të mëposhtme, pa lejen paraprake me shkrim të Eciks.org është rreptësisht e ndaluar:

a. riprodhimi, ruajtja ose transmetimi në ndonjë web faqe tjetër, newsgroup, mailing listë, bord të buletineve elektronike, serverë ose bartës tjerë të të dhënave të lidhur me ndonjë rrjet, ose ruajtja në mënyrë të rregullt ose sistematike në formë elektronike apo të shtypur, të pjesëve apo tërësisë së përmbajtjes së Eciks.org, ose

b. modifikimi, publikimi, transmetimi, pjesëmarrja në transferin ose shitjen, riprodhimin, krijimin e veprave derivative nga përmbajtja, distribuimi, kryerja apo paraqitja, ose çfarëdo mënyre e shfrytëzimit të pjesëve ose tërësisë së përmbajtjes së Eciks.org pa lejën paraprake me shkrim nga Eciks.org

c. zhvendosja e shenjës së Copyright-it apo të shenjës së regjistruar tregtare nga cilado kopje e përmbajtjes së Eciks.org

Çdo përdorim i përmbajtjes së Eciks.org që nuk lejohet ekskluzivisht, është i ndaluar. Kërkesat për lejen e përdorimit për qëllime tjera mund ti dërgoni tek Eciks.org, E-Maili:info@eciks.org

 
  SHËRBIME  
  ECIKS ofron shërbime profesionale e konfidenciale për ndërmarrjet kosovare dhe investitorët e huaj potencial. Me përvojën, stafin profesional, zyrën qendrore në Vjenë, partnerët e tij në Kosovë dhe jashtë saj si dhe me njohuri të detajuara mė shumė  
 
  PROJEKTE  
  Në kuadër të projektit të financuar nga ADA, ECIKS zyrtarisht përfaqëson Agjencinë e Kosovës për Promovimin e Investimeve (IPAK) në rajonin gjermanofolës. Kjo zyre është përfaqësia e parë zyrtare ekonomike e Kosovës jashtë vendit... mė shumė  
     
  LAJME
   
> Katėr konsorciume nė garė pėr termocentralin e ri
> OEK-u do tė japė kontribut nė promovimin e investimeve
> Kompania kosovare EXPIK merr pjesė nė Panairin CeBIT 2010
> Kosova dhe Bullgaria nėnshkruan marrėveshje bashkėpunimi nė fushėn e energjetikės
> Tė gjitha lajmet e ECIKS - Arkiva
 
  BROSHURA DHE PUBLIKIME
   
> Broshura "Investing in Kosovo 2009"
> Bujqėsia dhe industria e ushqimit nė Kosovė
> Prodhimi dhe pėrpunimi i drurit nė Kosovė
> Broshura "Investing in Kosovo 2008"
> CD-ROM "Invest in Kosovo"
> 10 arsyet kryesore pėr tė investuar nė Kosovė
> Tė gjitha publikimet e ECIKS
     
  ANALIZA
   
> Papjekuria greke
> Tė gjitha

 
  ECIKS NEWSLETTER
   
 
E-Mail:
     
   
             
 
  Disenjuar dhe prodhuar nga ECIKS | Kontakto Webmaster Rregullat e pėrdorimit | Copyright 2003-2008 www.eciks.org